1 mln dollarë për kokën e Hamza Bin Ladenit

schedule10:50 - 1 Mars, 2019

schedule 10:50 - 1 Mars, 2019

Një milion dollarë është shuma që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur si shpërblim për atë që jep informacion të saktë për vendin ku jeton djali i Osama Bin Laden, i cili konsiderohet si lideri i ri i Al Kaedës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një shpërblim prej një milion dollarësh për informacione rreth djalit të Osama Bin Laden, Hamza Bin Laden, i cili konsiderohet nga amerikanët si një figurë në ngritje në ekstremizmin islamik. Në mënyrë të veçantë shpërblimi është për këdo që mund të japë informacione të sakta se ku jeton ai. Vitet e fundit u mendua se ai mund të jetojë në Pakistan, Afganistan, Siri ose Iran.

Sipas raportimeve të BBC, vitet e fundit Hamza ka publikuar online mesazhe të ndryshme audio dhe video duke i bërë thirrje ndjekësve të tij që të sulmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre perëndimorë për të marrë hak për vrasjen e babait të tij, që ndodhi në vitin 2011 në Pakistan.

Nga informacionet që aktualisht janë të konfirmuar, ai është 30 vjeç dhe është i martuar me vajzën e Mohammed Atta, terrorist egjiptian që drejtoi një nga katër avionët e përdorur për sulmet e 11 Shtatorit 2001. Në letrat e Osama Bin Laden të sekuestruara në vendin ku ai jetonte, djali i tij prezantohej si lideri i ri i Al Kaedës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!