Milani mund t’i shitet fondit të investimeve, Investcorp, me bazë në Bahrein. Reuters raporton se po kryen bisedime dhe marrëveshja madje nuk është larg.
Fondi Elliot, që e bleu Milanin para katër vitesh nga Yonghong Li, mund të arkëtojë nga shitja e klubit 1 miliard euro.
Në fund do të dilte me gati 300 milionë euro fitim, pasi gjatë këtyre viteve ka investuar si dhe ka shpenzuar në momentin e blerjes nga kinezët. / abcnews.al



