1 i vdekur dhe 1 i plagosur pas një shpërthimi në guroren në Krujë, Policia jep detaje

schedule21:36 - 1 Mars, 2020

schedule 21:36 - 1 Mars, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë.

Asllan Jaupaj ka mbetur i vdekur pasi duke punuar në gurore në fshatin Kurcaj të Krujës, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i shpërthyer njëra prej tyre.

Bashkë me të u plagos edhe Gani Demnushi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës po punon për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

Gazetari Ahmet Zani tha për abcnews.al se viktima, Asllan Jaupaj mendohet se është specialist i fushës, të cilit fakteqësisht i ka shpërthyer mina elektrike. Ndërkohë punëtori tjetër kishte filluar punën vetëm pak ditë më parë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranës, për shkak s eka mbetur i plagosur.

“Ministria e Mjedisit ka punuar ditët e fundit duke larguar guroret e palicensuara.

Është një zonë mjaft e madhe dhe ka interes ekonomik për biznesmenët, policia ka marrë në pyetje pronarin e kësaj firme”, raportoi gazetari.

Krujë/Informacion paraprak

Në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të liçensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.