1.2 miliard € formacion, si do rreshtoheshin më të shtrenjtët në botë

schedule13:18 - 18 Tetor, 2020

schedule 13:18 - 18 Tetor, 2020

1.19 miliard euro, kaq kushton formacioni më lojtarët më të shtrenjtë në botë. Me një rreshtim multi ofensiv, me modulin 4-1-3-2 që nuk është se e kemi parë në ndonjë ekip, Transfermarkt paraqet formacionin më të kushtueshëm.

Dominon Liverpool, që ka mes atyre që kushtojnë më shumë tre lojtarë: Van Dijk, Alexander-Arnold dhe Sadio Mane. Tre super futbollistë në pozicionet e tyre. Jan Oblak i Atletico Madrid është në portë, kurse në mbrojtje Juventusi përfaqësohet me Matthijs De Ligt.

Alphonse Davies i Bayern Munich plotëson mbrojtjen me katër lojtarë, ndërkohë që para repartit difensiv është vendosur “xholi” Kimich. I kudondodhuri tani është një lojtar të cilit çmimi i është rritur ndjeshëm.

Fantazinë e sjell De Bruyne i Manchester City, ndërsa në krahun e djathtë pozicionet Raheem Sterling. Shpejtësi e garantuar dhe gola, shënjestra e tij nën urdhrat e Pep Guardiola është përmirësuar ndjeshëm.

Sulmuesit e deklaruar janë dy dhe normalisht e pritshme që më të shtrenjtët të jenë Neymar dhe Kylian Mbappe, të cilët janë edhe dy lojtarët për të cilët PSG ka bërë çmenduri. Braziliani ka edhe rekordin, për kalimin nga Barcelona te kampionët e Francës për 223 milion euro. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!