​SHBA vazhdon me akuza: Dështimi i OBSH-së me COVID-19 mori shumë jetë

schedule02:32 - 19 Maj, 2020

schedule 02:32 - 19 Maj, 2020

Sekretari për Çështje humane dhe Shëndetit amerikan Alex Azar, deklaroi sot se përgjigja e dështuar e Organizatës Botërore të Shëndetit ndaj pandemisë COVID-19 ka marrë shumë jetë në gjithë botën.

Në ditën e parë të asamblesë vjetore të organizatës, Azar tha se veprimi i OBSH-së duhet të jetë transparent dhe se SHBA do të mbështesë një rishikim të pavarur të çdo aspekti të përgjigjes së OBSH-së ndaj pandemisë.

“Le të jemi të hapur për njërën nga arsyet kryesore që epidemia doli nga kontrolli ynë: kjo organizatë nuk dha informacionin e nevojshëm për botën dhe dështimi i saj mori shumë jetë njerëzore“, tha ai.

SHBA ka akuzuar OBSH që injoroi paralajmërimin e hershëm të Tajvanit për ashpërsinë e koronavirusit, i cili u shfaq në fund të dhjetorit në Kinë, të cilën agjencia e KB e mohon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!