​Atletico dhe Barcelona në garë për Lacazette

schedule19:24 - 25 Nëntor, 2021

schedule 19:24 - 25 Nëntor, 2021

Atletico Madrid dhe Barcelona janë dy skuadrat e radhës që po e përcjellin sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, raporton “calciomercato”.

Ditë më parë është raportuar se interesim për 30-vjeçarin që me Arsenalin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, janë edhe Milani dhe Newcastle.

Të dyja ekipet spanjolle shpresojnë që do ta marrin si lojtar të lirë sulmuesin Lacazette. Këtë sezon, 30-vjeçari ka shënuar tre gola për Arsenalin në të gjitha garat.