13:59 | 30/05/201813:590

Një eksperiencë që e kanë sjellë nga jashtë dhe po e aplikojnë për herë të parë në tokën e tyre. Në Karbunarë dhe në Zgjanë të Lushnjës, fermerët po mbjellin vreshta brenda serave që më parë i kanë përdorur për perime.

Në serat e Myzeqesë po mbillen vreshta. Pas dështimeve me perimet, pronarët e tokave kanë ndryshuar kulturën e mbjelljes. Është diçka e re, por përpjekjet kanë nisur për guximtarët. Ato janë ndërtuar në Karbunarë dhe në Zgjanë të rrethit Lushnje.  Kultivuesit eksperiencën e kanë sjelle nga jashtë vendit dhe thonë se është një investim që ia vlen të provohet.

Përpjekjet për të nxjerrë prodhimin të parët shpërblehet në çmim. Prodhimi i vreshtit të rritur në sera, është më i hershëm se ai në terrene të hapura. Në këtë rast, vlera e tij ështe dyfish më e lartë se rrushi që tregtohet në Korrik. Madje, sipas këtyre fermerëve, të cilët kanë eksperiencë nga italia, sasia e prodhimit të vreshit në sera është shumë e lartë.

Sipërfaqet e mbjella janë të pakta krahasuar me serat perimore. Edhe pse këto të fundit, momentalisht kanë probleme të shumta, kryesisht me çmimin,  hapja e serave me vreshta ka tërhequr krahun e punës.  Asnjë nga kultivuesit e vreshtit në sera nuk ka dalë fitues në skemat subvencionale të këtij viti në Lushnje.

Gjithçka që ata ndërtojnë i kanë shpenzime nga xhepat e tyre. Shpresat se çmimi fillestar do të mbulojë shpenzimet e deritanishme janë të mëdha. Prodhimi pritet të jetë gati për treg pas datës 10 Qershor dhe është i gjithi i kontraktuar për eksport dhe jo për tregun vendas. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono