VIDEO/ S’ka më shtretër në Pediatri, prindërit: 5 orë në radhë me fëmijët e sëmurë

22:33 | 25/01/202022:330

Urgjenca e Pediatrisë në spitalin Universitar “Nënë Tereza” kishte një fluks të madh fëmijësh të prekur nga gripi dhe virozat. Prindërit kontaktuan Abc News për të pasqyruar situatën e pritjes me orë të tëra, për të marrë shërbimin mjekësor. Por jo vetëm urgjenca është e tejmbushur, as në pavione nuk ka më vende për të shtruar fëmijët.

Radhë të gjata deri në oborr… kjo është situata mbrëmjen e të shtunës në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Prindër të shqetësuar kontaktuan me abcnews.al për shkak të situatës me të cilën janë përballur teksa kanë sjellë fëmijët e tyre të sëmurë. Jemi në stinën e virozave dhe gripit, ndaj shenjat shfaqen më të rënduara tek të vegjlit. Por në shërbim sipas prindërve janë vetëm dy mjekë, ç’ka bën që pritja e tyre për vizitë, të zgjasë disa orë.

Pritët gjatë?

“Kam 4 orë me fëmijën e sëmurë në dyert e urgjencës… Kam dy javë që e çoj në ambulancë, mjekimi s’ka dhënë rezultat. Ambulanca më ka sjellë këtu për shërbim të specializuar. 4 orë me fëmijën e sëmurë dhe s’po arrij ta vizitoj”, thotë një nënë.

Rradhët janë brenda e jashtë Urgjencës. Prindër e fëmijë qëndrojnë ku të munden, jo vetëm në korridoret por edhe nëpër makina, në oborr.

“Kam dy orë me fëmijën me temperatutë dhe të vjella. Askush nuk na jep shpjegim. Shiheni vetë”, thotë një tjetër prind.

Dy mjekë duken të pamjaftueshëm për të përballuar këtë fluks vizitash, por nga ana tjetër, personeli shfaq shqetësim nga prania e kamerave, të cilat nuk lejohen të pasqyrojnë këtë situatë në ambientet e brendshme të urgjencës së pediatrisë.

“I kemi fëmijët me 40 i mbajmë në makinë. Dy mjek, por njëri pi kafe tjetri viziton. Këtu janë 400-500 vetë, s’na bie radha. I mbajmë kështu të sëmurë”, shprehet një tjetër prind.

Rasti më kritik është një foshnje 1 muajshe e gjysëm, mjekët e Urgjencës i kanë thënë se duhet shtruar, por pavioni s’ka vende. Nëna apelon të gjendet një zgjidhje për foshnjen e saj. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono