VIDEO | City dhe PSG makineri golash, triumf dhe për Realin

23:24 | 22/10/201923:240

Manchester City dhe PSG kanë marrë fitoret e radhës në Champions League. “Cityzens” shkatërruan me rezultatin 5-1 ekipin e Atalantës. Raheem Sterling ishte më i miri në fushën e lojës, duke shënuar tripletë brenda 10 minutash. Gjithashtu, edhe Aguero shënoi një dopietë, duke treguar se City ka një sulm të frikshëm.

Champions League, Grupi C

Man. City – Atalanta  5-1
Aguero 34′ 38′, Sterling 58′ 64′ 68′

Pesë gola ka shënuar dhe skuadra e PSG-së sot, në takimin kundër Club Brugge në Belgjikë. Kampionët e Francës ishin të pandalshëm në këtë takim dhe sulmuesit Mbappe-Icardi bënë ndeshje të shkëlqyer. Argjentinasi shënoi dopietë, ndërsa Mbappe e gjeti rrjetën tre herë, duke shkatërruar Brugge.

Real Madrid është mjaftuar me një gol të Toni Kroos në transfertën turke kundër Galatasaray, me mesfushorin që shënoi një gol të bukur në mesin e pjesës së parë. Në Grupin A, PSG udhëheq me 9 pikë, ndërsa Reali i vendit të dytë ka vetëm 4 pikë pas tre ndeshjesh./abcnews.al

Champions League, Grupi A

Club Brugge – PSG  0-5
Icardi 7′ 63′, Mbappe 61′ 79′ 83′

Galatasaray – Real Madrid  0-1
Kroos 18′

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono