Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Landfilli i Elbasanit, drejt normalizimit/ Vengu: Do ketë monitorim me kamera për ndërhyrje të menjëhershme

schedule15:46 - 8 Korrik, 2025

schedule 15:46 - 8 Korrik, 2025

Pas rreth gjashtë ditë luftë me flakët zjarri në landfillin e Elbasanit u shua dhe situata sipas kryetarit të bashkisë po i kthehet normalitetit  dhe sa i përket  menaxhimit të mbetjeve në qytet.

“Ka pasur mbingarkese gjatë këtyre ditëve se nuk futeshin dot as automjeteve  e mbetjeve në impiant.  Situata po stabilizohet po bëhet dhe transporti I mbetjeve”, tha Llatja.

Për të parë situatën në terren ishte  ministri i Mbrojtjes  Pirro Vengu dhe ai i Brendshëm  Ervin Hoxha të cilët  treguan dhe rezultatet e   matjeve  të  ndotjes së  ajrit.



“Gazrat e pranishëm kemi pasur kryesisht dioksid karboni me shume i dëmshëm është për personelin aty menjëherë morëm masa që te ishin të mirë pajisur.  Na rezulton se ne zona urbane dhe përreth s’ka pasur shqetësim”, u shpreh Vengu.

Për të parandaluar   situata të ngjashme dhe për të  ndërhyrë   sa më pare,  në landfill do të merren një sërë masash

“Masa parandaluese disa nga emergjencat civile të kemi monitorim me kamera dhe të jemi në kushte te reagimit të menjërhershrem”, nënvizoi ministri Vengu.

Përballë temperaturave të larta   zjarri sipas autoriteteve ka qenë i pashmangshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!