Vanesa Mej hap festivalin “Vera e Ohrit”

19:00 | 13/07/201919:000

Rreth tre mijë persona morën pjesë në hapjen tradicionale të festivalit të arteve skenike “Vera e Ohrit” në amfiteatrin antik. Ylli muzikor britanik Vanesa Mej, e interpretoi me grupin e saj por edhe me një pjesë të muzikantëve nga Filharmonia e Maqedonisë së Veriut. Tradicionalisht festivalin e hapi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili në fjalimin e tij bëri thirrje jo vetëm për ruajtjen e vlerave kulturore, por edhe të trashëgimisë natyrore.

Me efekte luksoze në skenë dhe me virtuozitetin e saj në violinë, Vanesa Mej mbrëmë solli një pjesë të kulturës botërore, në hapjen e një nga festivalet më të begatë të kulturës në vend – Edicioni i 59-të i festivalit “Vera e Ohrit”. Në 40 ditët e ardhshme muzikantë vendas dhe të huaj, artistë dramatikë dhe të tjerë do të interpretojnë në skenat atraktive, kryesisht në pjesën e vjetër të qytetit, para publikut i cili planet e verës zakonisht i bën në përputhje me programin e festivalit. Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, mbrëmë bëri thirrje të ndërtojmë kulturë e cila do të pasqyrojë pasurinë dhe traditat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut, por edhe respektin dhe përgjegjësinë ndaj natyrës, e cila na është dhuruar në besim.

Stevo Pendarovski Presidenti i RMV: “Duhet të bëjmë gjithçka brenda fuqive tona që të ruajmë statusin e Ohrit si qytet në UNESKO. Të lëmë hapësirë për të tjerët brenda nesh dhe të synojmë drejt një pajtueshmërie qytetare të vërtetë, përmes drejtësisë dhe faljes. Duke ndërtuar një shoqëri për të gjithë, të rikujtojmë se në i përkasim njëri-tjetrit dhe të gjithë së bashku i përkasim hapësirës së gjerë kulturore dhe civilizuese evropiane”. 

Festivali “Vera e Ohrit” sipas ministrit të kulturës Husni Ismaili është ambasadori më i madh i kulturës dhe artit i Maqedonisë në botë. Seleksionuesi i pjesës teatrale të programit të “Verës së Ohrit”, regjisori Aleksandar Popovski, përmes një teksti nga drama “Mish i egër”, nga Goran Stefanovski sugjeroi në sfidat aktuale me të cilat përballet Ohri, me qëllim që të ruajë statusin e trashëgimisë botërore në listën e UNESKO-s, ndërtimet e egra për të cilat pushteti lokal paralajmëroi rrënimin, por në opinion ekzistojnë dyshime se kjo do të ndodhë./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono