“Turp që Ibra nuk ka fituar Topin e Artë, Messi dhe CR7 kurrë si ai”

08:49 | 25/01/202008:490

Ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni ka komentuar rikthimin e Zlatan Ibrahimovic në Serie A. 38-vjeçari suedez zgjodhi kuqezinjtë për të vijuar karrierën, teksa Zaccheroni thur elozhe për gjigantin suedez në një deklaratë të dhënë për TMW Radio.

Ibrahimovic ka rikthyer qetësinë te Milani dhe ka ndryshuar frymën e grupit. Ai është një lider, kjo nuk diskutohet. Për nga mënyra si u prezantua, Zlatan ndihet si Pioli. Është një profesionist i madh, nuk ka më lëvizshmërinë e dikurshme, por është gjithmonë vendimtar.

Mendoj se është turp i madh fakti që nuk ka fituar kurrë ‘Topin e Artë’. Kudo ku transferohej linte shenjën e tij. As Messi dhe as Ronaldo nuk arrinin t’i spostonin ekuilibrat e një skuadre si Ibra. Askush nuk ka fituar as shumë kampionate radhazi si ai. Nuk është La Liga spanjolle kampionati më i fortë në botë, Serie A ka një komponent taktik si askush“, thekson Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono