VIDEO/ Dëborë, ngrica por edhe diell: Si do të jetë moti këtë javë dhe gjatë muajit

09:34 | 13/01/202009:340

Një valë moti i ftohtë përfshiu vendin dhe rajonin  javën që sapo kaloi. Ndërsa ditën e djeshme, vështirësi ka patur disa akse rrugore, për shkak të borës gjatë ditës së djeshme, dhe mjegullës së dendur në mbrëmje. Po si pritet të jetë moti këtë javë?

I ftuar për të folur për këtë, në ABC-ja e mëngjesit me Enkel Demin, ishte i ftuar Hakil Osmani.

Moti në vazhdim këtë javë do të jetë i kthjellët dhe vala e të ftohtit dhe dëborës do të bjerë, temperaturat do të jenë të qëndrueshme. Nëse keni planifikuar një fundjavë në Prizren, Brezovicë, Kolashinë, apo gjetkë moti do ju favorizojë pasi fundjava pritet të jetë e këndshme.

Do të ketë kthjellime, dhe temperaturat do të rriten lehtë, si në vlerën minimale dhe ato maksilmale, duke shënuar deri në -4 gradë celsius në zonat malore në vlerat minimale, dhe 15 gradë celsius në vlerat maksimale.

Në ultësirën perëndimore, vlerat minimale do të shkojnë deri në 4 gradë celsius në vlerat minimale, dhe në vlerat maksimale deri 12-13 gradë celsius.

Parametri i erës do të jetë i qëndrueshëm dhe do të shkojë deri 40 km në orë, i cili do të shënojë një dallgëzim 2 deri 3 ballë.

Gjatë muajit Janar pritet të kemi episode në ditët në vazhdim ku do të ulen përsëri temperaturat.

Në zonat e rajonit, do të jetë po ashtu një mot i qëndrueshëm./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono