Pergjatë autostradës Lushnje-Fier, tregtarët e misrave të pjekur, shtohen çdo ditë. Ata punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje, por kjo është një sakrificë që u kushton dhe jetën.
Dielli u ka djegur lekurën. Kurse zjarri i ka përcëlluar duart. Ashtu të ofrojnë ushqimin e rrugës. Janë shitëset e misrave të pjekura.
Shtohen çdo ditë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Mes të nxehtit rrinë të veshur me rroba të trasha dhe kapele në kokë.
42 vjeçe Gëzime Sinanaj prej pesë vitesh bën këtë punë. Thotë se çdo mëngjes takon fëmijët sepse nuk e di nëse do të kthehet shëndoshë e mirë. Shitësit e misrave në rrugë kalojnë probleme të shumta shëndetësore.
Kjo grua 60 vjeçare nga Rrogozhina duart i ka djegur me qymyr. Kurse nga hundët i del hemoragji.
Bordura anësore e dëmtuar tregon që aty ka ndodhur një akisdent. Një nënë së bashku me djalin e saj u përplasën nga makina. Ata ishin duke shitur misra në anë të autostradës. Sot vendin e tyre e ka zënë një tjetër grua.
Tregtia me misrat në rrugë fillon në qershor e mbaron në tetor. Një punë që e bejnë shumë nga ata që s’kanë mundësi tjetër. Të ardhurat thonë se janë të mjaftueshme për të ushqyer familjen, por qe zgjat vetëm pak. Në fund të sezonit këta njerëz dalin të sëmurë./abcnews.al