SHBA, gjendje e jashtëzakonshme në Luiziana

23:59 | 12/07/201923:590

Shteti amerikan i Luizianës po bëhet gati për të pritur stuhinë “Berri”, që do të sjellë reshje të dendura dhe përmbytje. Për të minimizuar sado pak dëmet, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në Luiziana të Shteteve të Bashkuara është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak se një stuhi tropikale po i afrohet zbarkimit. Stuhia “Berri” ka marrë shpejtësi teksa ka lëvizur në Gjirin e Meksikës në ditët e fundit.

Sipas autoriteteve, shpejtësitë e erërave të saj janë rritur deri në 80 kilometra në orë dhe mund të arrijnë forcën e një uragani në momentin që prekin tokën. Pritet që krahas erërave të forta të ketë edhe shira të dendura, që do të prekin kryesisht qytetin Nju Orlins, që në të kaluarën është goditur nga stuhitë dhe përmbytjet.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar ka paralajmëruar se përmbytjet përbëjnë rrezikun më të madh për banorët pasi shiu parashikohet të arrijë deri në 50 centimetra. Gjithashtu, lumi Misisipi që përshkon shtetin e Luizianës i ka arritur tashmë nivelet maksimale dhe është gati të dalë nga shtrati.

Stuhia “Berri” ka gjasa të përplaset në tokë të shtunën dhe më pas do të humbasë kuotë teksa do të kalojë në Luginën e Misisipit të poshtëm gjatë fundjavës.

Edhe pse mes stuhisë “Berri” dhe ndryshimeve të klimës nuk është verifikuar një lidhje direkte, rritja e temperaturave po fuqizon faktorët që i bëjnë dukuri të tilla edhe më të forta. Teksa ajri është ngrohur në dekadat e fundit, tani ai përmban më shumë lagështirë, që do të thotë se stuhitë janë të ngarkuara me shumë shi./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono