Policia zbuloi dhe arrestoi autorin e zjarrvënies së të enjtes në fshatin Kakavijë. Ai është një 39 vjeçar banor i fshatit.
Kosta Nini sipas policisë ndërsa priste herkurin me troko në banesën e tij ndezi zjarrin I cili përshkak të erës së fortë u përhap në zonë. Flakët rrezikuan jetën e banorëve dhe dogjën 4 banesa, një sipërfaqe pyjore dhe me pemë frutore.
Banorët u evakuan nga shërbimet e Policisë, ndërsa zjarri u shua edhe me ndihmën e helikopterëve nga Greqia. / abcnews.al


