Riker në Maqedoninë e Veriut: Sundimi i së drejtës më i rëndësishmi

15:30 | 26/07/2019

Nuk ka më kohë për të luajtur me të ardhmen e qytetarëve – ky është mesazhi i shkurtër të cilin Filip Riker, ndihmëssekretari amerikan i shtetit, i drejtoi opozitës në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se duhet të ndërpritet bllokimi rreth propozim-ligjit për Prokurorinë Speciale Publike.

Në moment kur aktorët kryesorë politikë në vend sërish ngecën rreth të ardhmes së Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa udhëheqësja e saj dyshohet për përfshirje në marrëveshje të dyshimta, në Shkup do të qëndrojë për vizitë ish-ambasadori amerikan në Shkup, i afërt me rajonin dhe njohës i mirë i çështjeve ballkanike, që të ndihmojë në mënjanimin e pengesave në rrugën euro-atlantike të Maqedonisë. Filip Riker, tash u. d. ndihmëssekretar amerikan i shtetit për Evropën dhe Euro-azinë, opozitës në vend, e cila në mënyra të ndryshme me muaj e bllokon miratimin e ligjit i cili do të vazhdojë punën e PSP-së, i apeloi së është koha që të jetë konstruktive, në emër të së ardhmes të qytetarëve.

“Koha për lojëra politike, tërheqjen e vëmendjes dhe lojë me perspektivën e qytetarëve është punë e kryer. Porosia ime është e thjeshtë – është koha që të kyçeni në proces dhe çështjet të ecin më tej për të mirën e vendit. Maqedonia e Veriut shkon më tej në përmbushjen e qëllimeve të saj, integrimi në BE dhe në NATO, të fillojë procesin për anëtraësim në BE. Ky ligj është krucial jo vetëm për procesin, por edhe për qytetarët.”

I pyetur për deklaratën e djeshme se në qoftë se nuk gjendet bazë e përbashkët për ligjin për Prokurori Publike, nuk përjashtohet zgjidhje e padëshirueshme, kryeministri Zoran Zaev sqaroi se kjo do të nënkuptonte kërkimin e zgjidhjeve alternative për punën e PSP-së, pasiqë në shtator përfundon mandati i udhëheqëses Katica Janeva.

“Nuk e di, e di se do të jenë më të pakëndshme, më të padëshirueshme. Duhet të ulemi në takime me liderët, të mendojmë, të vijnë ekspertë, të gjejmë zgjidhje. E di se shteti gjithmonë duhet të gjejë zgjidhje, sepse duhet të vazhdojë, duhet të punojë.”

Riker u takua edhe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit Ahmeti njoftoi se është dikutuar për problemet aktuale në vend, ai shtoi se nga komuniteti ndërkombëtarë kërkohet që ligji për prokurorinë  të miratohet  sa më shpejtë.

Dje Komiteti për Marrëdhënie të jashtme në Senatin Amerikan e kaloi ratifikimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa sipas Riker pritet që së shpejti edhe Senati ta mbështesë me shumicë e votave. Ai shtoi se SHBA-të edhe më tej do ta ndihmojnë Maqedoninë në ndërtimin e plotë të të gjitha vlerave demokratike perëndimore, duke theksuar se kjo është periudhë e rëndësishme kur të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë për vende, rajone dhe lidhje të përparuara, stabile dhe të sigurta. Ky është kapitull i ri, Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të të bashkëpunojnë si partnerë, theksoi Riker edhe në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov mëngjesin e sotëm. /ABC News Albania 24/7

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono