Sipas MeteoAlb: Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në territorin shqiptar deri në mesditë kur parashikohet zhvillim i vranësirave fillimisht në zonat perëndimore dhe më pas në të gjithë vendin duke shjellë shira. Në zonat veriore-verilindore dhe Juglindore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në jugperëndim.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.