Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Lezhë, zjarr pranë stacionit elektrik, dyshohet e qëllimshme, flakët rrezikuan banesat

schedule12:06 - 10 Korrik, 2025

schedule 12:06 - 10 Korrik, 2025

Një zjarr që dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia është shfaqur mesditën e sotme në lagjen “Nëna Terezë” të qytetit të Lezhës. Flakët nisën në një zonë me mbeturina, në zemër të lagjes, por u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar banesat dhe infrastrukturën përreth.

Zjarri shpërtheu poshtë rrjetit elektrik, çka kërkonte ndërhyrje të menjëhershme dhe me kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të mundshëm. Brenda pak minutash, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vënë flakën nën kontroll dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, duke mos përjashtuar edhe pistën e një zjarrvënieje të qëllimshme. Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve dhe monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!