PALLATE TE DEMTUARA/ Hetimet që çuan në arrestimin e Plakut, Fuçisë dhe shumë zyrtarëve e ndërtuesve

23:40 | 14/01/202023:400

Pas Durresit, arrestimet per pasojat e shkaktuara nga termeti i 26 nentorit nisen edhe në Tiranë. Prokuroria e kryeqytetit mësohet se ka lëshuar 38 urdhër-arreste, shumica e të cilave janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve, mes te ndaluarve jane edhe ish kryetaret e komunave ne Farkë dhe Kashar, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.

Dhjetra zyrtare të ish-komunave Vorë, Kashar dhe Farkë janë ndaluar me urdhër të prokurorisë së Tiranës. Ata akuzohen për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre, ne lidhje me banesat dhe objektet e dëmtuara nga termeti i 26 nentorit.

Burimet i thane Abc News se Prokuroria e Tiranës lëshoi 38 urdhër-arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë vendore, deri ne nivel ish-drejtues komune, për arkitektë, urbaniste, inxhinerë, drejtues punimesh dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara rënde nga tërmeti i 26 nëntorit.
Abc News disponon një listë me 27 emra, që sipas burimeve janë ndaluar nga policia gjatë një operacioni pasditen e së martës në Tiranë. Mes tyre janë dhe ish-kryetari i komunës së Farkës Fatbardh Plaku, ai i Kasharit Besnik Fuçia si dhe Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë. Të gjithë janë shoqeruar mbrëmjen e se martes në Drejtorine e Policise se kryeqytetit.

Hetimet kishin nisur nga prokurorët Erjon Imeraj dhe Alket Mersini, ne bashkepunim me policine e kryeqytetit pas termetit te 26 nentorit që demtoi mjaft objekte ne bashkine Tirane, kryesisht ne zonen e kombinatit dhe te Liqeni i thate, si dhe ne njesite administrative Farke e Kashar apo ne bashkine Vore.

Burimet thane se gjate verifikimeve te dokumentacioneve perkatese per ndertime te ndryshme ne keto zona dhe situates reale ne terren, jane evidentuar shkelje qe klasifikohen si “shperdorim detyre”, sipas nenit 248 i Kodit Penal.

Ndër të tjera hetimet kanë nxjerrë në pah ndërtime pa cilesi, mungesë kontrolli gjate kolaudimit të objekteve apo ndërhyrje të paligjshme në strukturën e shumë prej ndertesave që u demtuan./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono