Osja: Sot bëmë ndeshje të madhe, ja pse Jonuz u acarua me gjyqtarët!

20:04 | 08/11/201920:040

Safet Osja, ndihmës trajneri i Vllaznisë, drejtoi sot skuadrën shkodrane në mungesë të Mirsad Jonuz, që është dënuar me dy ndeshje. Osja analizoi barazimin pa gola kundër Tiranës dhe në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tha: “Normalisht, mungesat që kemi pasur në ndeshjen kundër Bylisit, ndikuan. Janë gjysma e ekipit.

Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe sipas mendimit tim, meritonim fitoren. Shtylla? Futbolli i ka këto, shtyllë gjuajti dhe Tirana. Ne humbëm edhe me Shtubinën një rast në pjesën e dytë. E meritonim fitoren, por dhe barazimi është i drejtë.

E thamë dhe më përpara, kemi pasur katër mungesa me Ballshin dhe nuk janë pak. Këto katër ditë që kemi bërë stërvitje, kemi punuar më shumë nga ana psikologjike se ajo taktike. Vllaznia, përjashto Ballshin, çdo ndeshje kemi pasur rritje loje.

Për sa i përket fillimit të kampionatit, kemi bërë ndeshje shumë të mira, pavarësisht oshilacioneve që kanë ardhur për shkak të mungesave. Kur të mungojnë katër lojtarë, nuk është pak, sidomos për Vllazninë. Por nëse jemi mirë psikologjikisht, kemi mundësinë të shkojmë edhe më përpara.

Besoj se sot kemi marrë rezultat pozitiv. Edhe barazimi na kënaq. Sa i përket Jonuz, të them të drejtën më tepër e kishim me gjyqtarin e katërt që ndikoi te goli i Ballshit. Si te Jonuz, si te unë, u pa qartë që e kishim me gjyqtarin e katërt. Kur është offside, e sheh anësori, jo gjyqtari i katërt”, përfundoi Osja./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono