Nuk “shkëlqen” kryebashkiaku i Durrësit, vë në vështirësi Ramën: Në 3 janar njerëzit i nxjerrim nga hotelet

schedule12:03 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 12:03 - 28 Dhjetor, 2019

Kryetari i ri i bashkisë së Durrësit, nuk shkëlqen.

Më së paku, ai nuk ka mësuar të shesë shpresë aq sa kryeministri.

Teksa inspektuan një pallat në Durrës, ku vetë ndërtuesi po bën riparimet e duhura, Edi Rama e pyeti Zhuljen Varfajn për numrin e familjeve që kanë marrë bonuesin e qerasë.

 

Bledi Cuci ndërhyn për ta nxitur të raportojë një shifër që është më bindëse.

Kur kryeministri e nxit bashkinë të komunikojë vetë me bankat për të ndihmuar banorët, kryebashkiaku i Durrësit e humbet sërish ritmin, duke njoftuar se kur do nxirren nga hotelet banorët e strehuar.

Kryetari i Bashkisë po ashtu flet përr refuzim lejesh ndërtimi, por kryeministri nxiton ta korrigjojë.

Kryeministri tha se pallatet e reja të dëmtuara do të riparohen nga ndërtuesit vetë, ndërsa ato të ndërtuara para viteve 90, do të jenë barrë e shtetit./abcnews.al

VIDEO E PLOTË

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!