Nëpunësit në Greqi protestojnë kundër qeverisë

13:37 | 25/09/201913:370

Protesta dhe greva e parë në Greqi që nga vendosja e qeverisë së re të qendrës së djathtë të kryeministrit Mitsotakis. Nëpunësit e administratës kundërshtojnë propozimet e qeverisë së re për reformat në sektorin publik.

Është protesta dhe greva e parë kundër qeverisë së qendrës së djathtë të kryeministrit grek Mitsotakis, i cili mori postin në Korrik të këtij viti. Tragete të bllokuara në porte, bllokim i transportit publik në Athinë, si dhe mungesë shërbimesh në spitale dhe shkolla shtetërore. Sindikatat në Greqi kanë paralajmëruar grevë kundër propozimeve për reformat në sektorin e punës.

Partia “Demokracia e Re” në fakt fitoi zgjedhjet e fundit me premtimin për të përshpejtuar investimet dhe për të stimuluar rritjen ekonomike në një vend ku prodhimi ekonomik është reduktuar me një të katërtën gjatë krizës financiare që mbërtheu Greqinë.

Punëtorët në rrugët e vendit kundërshtuan reformën dhe shprehën zhgënjim dhe mos besim ndaj qeverisë së re, duke thënë se ekzekutivi i ri thjesht do të vazhdojë punën e qeverisë paraardhëse pa mbajtur premtimet./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono