Në vjeshtë nis faza e dytë e projektit Lungomare

schedule15:59 - 15 Korrik, 2019

schedule 15:59 - 15 Korrik, 2019

Së shpejti pritet të nisë puna për fazën e dytë të Lungomares. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli zhvilloi një mbledhje me arkitektët e projektit ku u diskutua për vijueshmërinë e investimit. Leli tha se parashikohen korsi biçikletash dhe lidhje me bregdetin duke integruar çdo hapësirë bregdetare. 

Faza e dytë e projektit të Lungomares do të nisë në vjeshtë. Punimet do të kryhen në segmentin nga rrapi në Uji të Ftohtë në drejtim të tunelit në një gjatësi 1.3 kilometra. Takimi me arkitektet e projektit u zhvillua në Bashkinë e Vlorës ku janë diskutuar detajet e investimit.

“Duke filluar nga vjeshta të projektit të projektit të ri që ne kemi në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit që është që nga zona e hotel “Liros” ose e farit deri në 3 kilometra, i cili do të bëjë një rehabilitim të gjithë shtratit të rrugës me një korsi biçikletash të dedikuar. Me rrugë të tjera midis hapësirave të godinave qoftë të ndërtimeve turistike apo godinave të tjera për të pasur mundësinë e aksesimit në plazhe të të gjithë vizitorëve”, tha Leli.

Arkitekti britanik i projektit tha se materialet janë të njëjta me ato të përdorura në Lungomare deri tani. Lidhjet me vijën bregdetare do të jenë me zbritje me shkallë, duke integruar çdo hapësirë bregdetare  e duke e kthyer atë në akses publik.

Pjesë të projektit do të jenë disa pishina, për të rritur e fëmijë me ujë deti. Ndërsa lidhjet në njësitë e shërbimit do të jenë nëntokësore me zbritje në det. Parkimet janë parashikuar në fillim dhe në fund të shëtitores./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!