Në Maqedoninë e Veriut votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe diaspora

17:45 | 04/05/201917:450

Komisioni shtetëror zgjedhor në Maqedoninë e Veriut publikoi përqindjen e daljes në votime për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në rreth tridhjetë ambasada nëpër botë, si dhe për burgjet në vend dhe nëpër shtëpitë ku për votime janë paraqitur persona të sëmurë dhe votues në paraburgim shtëpiak.

Për diasporën e Australisë ka përfunduar votimi, në Amerikë, sapo ka filluar, kurse në vendet evropiane votimi vazhdon, në 32 përfaqësi konsulore-diplomatike. Por çka bëhet me ata që nuk janë të interesuar për jetën politike në vend, me vite janë jashtë vendit, kurse figurojnë në listën e vetme zgjedhore dhe ndikojnë në numrat me të cilat përcaktohet jehona, respektivisht censusi prej 40%. Derisa evidentohen si qytetarë të Maqedonisë, me adresë të paraqitur në vend, figurojnë në listën zgjedhore të vendit thonë nga KSHZ-ja.

Ljupka Gugutçevska: “Thuajse në të gjitha vendvotimet ka votues të tillë që sipas evidencës së MPB-së trajtohen si diasporë. Megjithatë, kjo është evidenca e vetme që e posedojmë, kurse nëse siç thamë, këto votues i plotësojnë parakushtet, pa marrë parasysh nëse me vite jetojnë jashtë vendit, do të regjistrohen në listën zgjedhore”.

Për shkak të paraqitjes së tepricës së fletëvotimeve, gjatë kohës së rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, para dy javëve, janë shkarkuar 14 këshilla zgjedhore, respektivisht për votimin e 5 Majit janë emëruar këshilla të rinj, që kanë marrë edhe trajnimin e duhur-sigurojnë nga KSHZ-ja.

Ljupka Gugutçevska: “Në pjesën më të madhe bëhej fjalë për lëshime të këshillave zgjedhore, respektivisht kishin lejuar që një person të votojë, kurse ai nuk ka qenë i regjistruar në listën zgjedhore”.

Në këto vende nuk do të ketë rivotime për rrethin e parë, për shkak se, siç thonë nga KSHZ-ja, numri i votuesve nuk do të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm. Jehona e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale ishte diçka më shumë se 43%, respektivisht që të zgjidhet shefi i ri i shtetit, në zgjedhjet e gjashta presidenciale, duhet të dalin së paku 40% e votuesve me të drejtë vote./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono