Mosdekretimi i Cakajt, Meta e Rama “luftë” deklaratash

18:47 | 12/01/2019

Përplasja në distancë mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit, Edi Rama, vijoi edhe ditën e shtunë. Pjesë e replikave dhe kundër-replikave u bë edhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe kreu i kreu i Grupit Parlamentar te PS, Taulant Balla.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama të premten mbrëma në “Zonë e lirë” per emrin e Genti Cakajt u bënë shkak për vijimin e përplasjes në distancë mes tij dhe Presidentit Ilir Meta edhe gjatë ditës së shtunë. Në orët e paradites kreu i shtetit shënjestroi Ramën përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, theksoi Meta.

Më tej Presidentit nënvizonte: Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Pak orë pas këtij mesazhi, kreu i ekzekutivit u përgjigj po përmes rrjeteve sociale.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave; Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, thuhej në shënimin e kreut të qeverisë.

Reagimin e radhës Presidenti zgjodhi ta përcjellë përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.

“Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtësi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet”, thuhej në postimin e Blushit.

Gjatë pasdites, Presidenti Meta u shigjetua nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Zoti President, ne s’ju pengojmë dot të jeni Iliri qesharak që kemi njohur më shumë se sa njëherë kur liderja e LSI ia fut kokën në çizmen e saj! Por këto bumjet tuaja që po e bëjnë edhe Bujar Nishanin te duket si Xhefersoni, nuk impresionojnë dot askënd. Ne s’jemi as PD, as LSI dhe s’kemi ndermend te humbasim kohe me konflikte te kota me ju. Sepse ju s’keni asnjë shans dhe s’do keni asnjë mundësi të pengoni as punën tonë dhe as Reformën në Drejtësi, që e di Shqipëria dhe bota se sa shumë e dëshironi të realizohet”, thuhej në reagimin e Ballës. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono