Mbetet ende i ndarë qyteti i Mitrovicës, ku jugu dhe veriu funksionojnë si dy pjesë të ndryshme të së njëjtës pjesë. Por tashmë të gjitha betejat mbeten politike.
Mitrovica, dikur qyteti i rockut dhe i Minatorëve të Kosovës. Tani qyteti i ndarë mbi lumin Ibër. Mbi urë qetë dhe prej kohësh pa incidente. Në qendrën e Mitrovicës së jugut, një shesh, në qytetin e tij, Isa Boletini, heroi i shqiptarëve. Sheshi tjetër kryesor i Mitrovicës së veriut, Car Llazari, knezi hero i serbëve.
Ashtu si simbolika e këtyre dy shesheve të një qyteti dikur simbol i Kosovës, tani i ndarë në gjithçka gati paralele.
Ura mbi lumë ka qenë arenë e përleshjeve dhe simbol i ndarjes. Tani aty gjithçka është më qetë dhe si për ironi kjo zonë quhet parku i paqes. Tani duket se betejat megjithatë janë më shumë politike dhe me flamuj.
Organizata Aktiv. Në këto hapësira bëhet debat dhe shkruhen platforma e ide për Kosovën. Serbët e veriut janë mjaft aktiv në pro dhe kundër.
Miodrag Millicevic, është prishtinas. Si ekspert i organizatës, thotë se në jug kanë frikë në veri kanë shpresë.
Miograd milicevic. Organizata “Aktiv”, Mitrovicë: “Në gjithë këtë paqartësi është vështirë të thuhet se për cfarë po flitet. Nëse shikoni disa sondazhe në opinion për ndarjen do të shihni se shumica janë pro ndarjes në veri, por jo edhe në jug pasi ndarja etnike nuk është zgjidhje e mirë. Të gjithë kanë harruar se Kosova është ndërtuar në baza të bashkëjetesës, por edhe në Mitrovicën e veriut ky është shembull dhe mund të jetojnë bashkë.
Kjo pjesë ka qenë për kohë të gjatë territor i pashkelur për shqiptarët. Në veri pak kanë ngelur për të jetuar. Për serbët kjo ka qenë një fortesë”.
Politika e Serbisë është se Kosova nuk mund të fitoj gjithçka, por duhet edhe Serbia. Serbët e Kosovës janë mbledhur tek lista serbe që ka shumicën. Ata mbajnë linjën e Beogradit.
Igor Simic, është deputet në kuvendin e Kosovës. Idetë për përkufizim ngjallen përplasje mes serbësh. Kritikave u përgjigjet duke thënë se zgjidhja sjell paqe.
Igor Simic, Lista Serbe: “Nëse duam paqe në këto hapësira dhe të ndalojmë elementet ekstreme tek serbët dhe shqiptarët duhet të arrijmë një marrëveshje të kompromisit. Si deputet kurrë nuk do ta mbështes një zgjidhje të keqe për serbët, qofshin në jug apo veri. Por, njësoj askush nga lista serbe nuk dëshiron një marrëveshje që përkeqëson jetën e fqinjëve tanë shqiptarë”.
Një gjendje pasigurie u pat krijuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviç. Serbët protestuan pas taksës së Kosovës, por gjithçka ngeli qetë.
Mahalla e Boshnjakeve, lagjia ku jetojnë të përzier. Këtu fillojnë flamujt shqiptarë dhe një realitet tjetër. Thellë në këtë lagje jeton familja Rugova. Kur janë kthyer pas luftës në pjesën veriore, nuk kanë gjëtur shumë paqe. Tani jetojnë qetë dhe janë kundër ndarjes pasi nuk duan shpërngulje.
Simbolika e ndarjes në këtë qytet megjithatë ka ngelë. Shumë përpjekje për integrimin e veriut kanë dështuar, por disi natyrshëm banorët lëvizin. Përkufizimi, shkëmbimi, ndarja, bashkimi, demarkacioni apo statusi i veçantë janë idetë pasi këtu thuhet se “çdo gjë mund të jetë rock n’ roll” dhe në tavolinen e bisedimeve. /abcnews.al