Bayern kthehet në ‘spital’/ Dëmtimet rrezikojnë bavarezët për ndeshjen kundër Inter

schedule12:26 - 4 Prill, 2025

schedule 12:26 - 4 Prill, 2025

Sezoni i futbollit europian ka hyrë në sprintin final dhe më të rëndësishëm. Kjo vlen edhe për Bayern Munich, që në këtë fazë vendimtare për objektivat e tij duhet të përballet me shumë dëmtime.

Bavarezët janë pranë titullit në Bundesligë, ku kryesojë me gjashtë pikë më shumë se Leverkusen, ndërsa janë në garë edhe për Champions League.

Gjigandët gjermanë do të luajnë të martën sfidën e parë çerekfinale kundër Inter, por trajneri Vincent Kompany duhet t’i bëjë llogaritë me shumë mungesa, që ia ndërlikojnë ndjeshëm misionin për të vazhduar rrugën drejt trofeut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Bavarezët numërojnë tetë lojtarë të dëmtuar. Davies, Upamekano e kanë mbyllur përpara kohe sezonin, ndërsa Nojer dhe Koman kërkojnë akoma disa javë kohë për t’u rikuperuar.

Në listën e gjatë të lojtarëve të padisponueshëm I janë shtuar së fundmi edhe Pavloviç, Ito, Guerrero dhe Buchmann.

Në këtë mënyrë, Bajern dhe trajneri Kompani duhet të jenë më shumë se të shqetësuar, sidomos për sfidën dyshe në çerekfinalet e Champions kundër Inter, kun ë lojë është objektivi më I rëndësishëm sezonal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!