Lushnje, prodhimet e fermerëve të dyshimta

15:04 | 18/10/2018

Prodhimet e fermerëve dalin në treg pa ndonjë kontroll të rreptë dhe shpesh herë ato janë të pakonsumueshme. Vetëm këtë muaj nga Greqia janë kthyer mbrapsht 5 tonë me përmbajtje të lartë të pesticideve. Specialistët kërkojnë ligje për të siguruar prodhime të shëndetshme.

Jo shumë kohë më parë, një ngarkesë me rreth 5 tonë perime u kthye mbrapsht nga Greqia. Aalizat dolën me përmbajtje të lartë të pesticideve. ABC News u interesua në një nga pikat e eksporteve, për llojin e analizave që u kryen ngarkesave.
Drejtuesi i tyre pranon se gjithçka u besohet fermerëve.

Alban Vince, drejtues eksporti Lushnje: “Ne vetë kontrollohemi këtu, i bëjmë vetë kontrollimet, ndërsa nga shteti nuk ka kontrolle. Sheti duhet ti bëjë kontrollet tek serat e fermerëve, ndërsa këtu i bëjmë vetë privatisht.”

Në një maune për eksport, prodhimet përzihen. Berat, Elbasan, Fier e Lushnje e ndaj është e vështirë të gjenden abuzuesit. Analizat fito-sanitare duhet të bëhen që në origjinën e mallit, por aktualisht nuk ndodh kështu. Sot, serat me domate janë më të përfolura për pjekjen e tyre nëpërmjet hormonit. Nëse do të shkojmë në një serë me domate, gjëja e parë që të bie në sy, janë ambalazhet e përdorura për trajtimin e bimëve. Prodhuesit i kanë hedhur pasi ka përfunduar trajtimi në sipërfaqjet e mbjella. Në fshatin Goriçaj të Divjakës, fermerët e thonë hapur se në serat e tyre nuk ushtrohet asnjë kontroll për cilësinë e produktit.

Prodhuesja 1: “Nuk kemi përdorur plhera kimikë, domatja është pjekur vetë. Analiza nga AKU s’janë bërë këtë vit, nga vite të tjera po.”

Prodhuesi 2: “Vjet erdhën, por sivjet nuk ka ardhur njeri. Ne kemi dëshirën që ta çojmë në eksport. Është mall cilësor pa ngjyrosje, ështe taman bio.”

Mënyra e përdorimit të plehrave kimike dhe hormoneve, u lihet në dorë fermerëve. Pasi blihen në farmacitë bujqësore, shitësit u shpjegojnë përdorimin. Sasia që u hidhet perimeve është në ndërgjegjen e prodhuesve. Ligji shqiptar nuk detyron specialistët të ushtrojnë kontrolle në çdo serë.

Liburnit Zaka, shef i Përdorimit të Teknologjive në Lushnje: “Ka ligj në Shqipëri që ta detyrojë prodhuesin që ta kontaktojë një specialist ose një njeri të ekstensionit. Kjo lihet në dëshirën e tij. Kjo përgjithësisht ka lidhje me fitimet, kërkon të nxjerri fermeri nga ferma e tij se sa me sigurinë ushqimore.”

Mbi 400 ha sera diellore, janë vetëm në Lushnje, ç’ka e bën këtë zonën më të madhe të prodhimeve perimore në vend. Pjesa më e madhe shkon për eksport, ku mbi 30 pika grumbullimi marrin prodhime nga Lushnja, Divjaka, Berati, Elbasani, Kavaja dhe Fieri. Ky është sezoni intensiv i eksporteve, ç’ka ka sjell hapjen e shumë pikave të tjera të grumbullimit, pjesa më e madhe e të cilave nuk kontrollohen mbi aktivitetin e tyre.

Përgatiti: Anila Sefa, gazetare e ABC News, Lushnje


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono