Lu para largimit: I skandalizuar nga drejtësia për Balilin, Shullazin e Lul Berishën

23:08 | 13/09/2018

Gjuetia e peshqve të mëdhenj është një mision i papërfunduar që mbetet peng i Donald Lu para largimit të tij nga Shqipëria në përfundim të detyrës së ambasadorit të SHBA në Shqipëri. Gjatë intervistës së fundit në Tiranë, në studion e gazetarit Sokol Balla, Lu tha ndërkaq se, pavarësisht ndihmës së huaj, arritjet e vërteta kanë qenë shqiptare.

Të tilla ai përmend reformën në drejtësi, largimin e shumë kriminelëve nga parlamenti dhe bashkitë, zgjedhjet që u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe konkuruese, dhe vendimin e BE në qershor për hapjen me kusht të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.

Sipas ambasadorit, policia së bashku me prokurorët kanë punuar shumë fort për të ngritur Task-Forcën për forcën e ligjit, duke bashkëpunuar dhe me agjensi të huaja. E kjo ka çuar në suksese reale si arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit, dhe trafikantëve të tjerë në Spanjë, Itali dhe Gjermani. Por Donald Lu vlerëson se ka ende shumë punë për të bërë.

Ai u shpreh i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxorri urdhër-arrestin, ende nuk eshte kapur Klement Balili, Lul Berisha lirohet eshte liruar para kohe nga burgu dhe Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokuroret nuk shkojne ne gjyq. Sipas ambasadorit, Fatmir Xhafaj, Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.

Prokuroren e pergjithshme Arta Marku, Donald Lu e sheh si një person serioz dhe një profesioniste që vërtet është përpjekur të bëjë detyrën e saj. Ndersa per Adriatik Llallen deklaroi se përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit.

Ambasadori Lu e cilësoi interesant projektligjin e propozuar nga opozita për veting në politikë, por si diplomat në karrierë ai citoi një shprehje amerikane, “Djalli qëndron tek hollësitë”, per të nënkuptuar se ky është një propozim që kërkon ende kohë për t’u parë me hollësi. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono