Lirohet Endrit Dokle ish-anëtari i bandës së Durrësit

15:19 | 14/01/202015:190

Ka lënë qelinë e burgut të Fushë-Krujës anëtari i bandës së Durrësit Endrit Dokle që ishte i vetmi i dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimi është dhënë të martën nga Gjykata e Krujës. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka vendosur që të lirojë me kusht Doklen, duke pranuar kërkesën e avokatëve të tij.  Gjykata e ka liruar me argumentin se ka krye ¾ e dënimit, për sjellje të mirë në burg dhe për arsye shëndetësore dhe disa rrethana të tjera specifike, që mbeten për t’u sqaruar.

Sipas vendimit të gjykatës Dokle, është vënë në provë për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh dhe gjatë kësaj periudhe të mos shoqërohet me persona të caktuar të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale. Gjithashtu gjatë 5 viteve të provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë. Më herët gjykata e Krujës i ka rrëzuar burgimin e përjetshëm anëtarit të bandës së Durrësit të akuzuar për një sërë veprash penale. Prokuroria e Krujës njoftoi zyrtarisht se do ta apelojë vendimin e dhënë nga gjykata. Sipas tyre  nuk plotësohen kushtet ligjore të lirimit me kusht, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta.

Prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit. Në shtator të vitit të kaluar, Endrit Dokle kërkoi që të ndryshonte vendin e vuajtjes së dënimit, nga burgu i sigurisë së lartë,  në një burg të sigurisë së zakonshme, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata. Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. E ashtuquajtura “Banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono