Laçi shkatërron Luftëtarin, Flamurtarin ndalon Bylisin në fund

14:53 | 14/12/201914:530

Laçi i pari, për momentin, pas ka shkatërruar 4-0 Luftëtarin në shtëpi. Bylisi është surprizuar në fund nga Flamurtari, që shënoi i pari dhe e pa veten të përmbysej nga Guindo. Gjithsesi Nebihu tre minuta nga fundit realizoi golin që i dha një pikë vlonjatëve. Në Laç Xhixha, Nwabueze dhe Teco me dygolësh, vendosën fatet e ndeshjes.

Renditja e Kategorisë Superiore

NDESHJA NË LAÇ – Kurbinasit kanë dominuar me Luftëtarin dhe kanë shënuar dy herë që në pjesën e parë, përmes sulmuesve kryesorë të skuadrës. Fillimisht ishte Redon Xhixha ai që realizoi në portën e Paiteris, pasi kishin kaluar 17 minuta lojë. Laçi u mundua gjithë kohës të shënonte edhe golin e qetësisë dhe ai ka ardhur në fundin e pjesës së parë, kur Nwabueze shfrytëzoi një pasim të gabuar të miqve dhe pasi përparoi e shkoi në zonë, me një goditje të saktë mposhti portierin e Luftëtarit.

2-0 u mbyllën 45 minutat e para, ndërkohë që fraksioni i dytë i lojës nisi me një tjetër gol dhe këtë herë ishte Teco që realizoi pas një pasimi të Redon Xhixhës. Me tre gola në epërsi, Cungu mendoi të freskonte skuadrën, duke nxjerrë lojtarë si Shehu, Nëabueze e Lushkja. Luftëtari u mundua të shënone golin e nderit, por kurbinasit shënuan sërish me brazilianin, i cili shfrytëzoi një gabim të miqve dhe e dërgoi topin në rrjetë. Kapitullim i Luftëtarit, kurse Laçi thellon rekordin e golave të shënuar.

LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Shehu (Turkaj 64′), Deliu, Lushkja (Ymeri 72′), Teco, Xhixha, Nëabueze (Prengaj 59′). Trajner: Armando Cungu
LUFTËTARI: Paiteris, Qato, Isufi, Kukaj, Dragoshi (Puci 65′), Açka (Demo 51′), Rapo, Hyseni, Dushkaj (Fili 49′), Lika, Oshafi. Trajner: Giorgos Marantas
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Maringlen Llukmani, Eldorian Hamiti. (Kartonë të verdhë: Shehu 19′ / Oshafi 21′, Hyseni 23′, Rapo 27′)

NDESHJA NË VLORË – Flamurtari ia doli të shënonte i pari me anë të sulmuesit Xhevahir Sukaj, i cili me një goditje me kokë mposhti Hidin. Ballshiotët u hodhën në sulm, madje trajneri Dovedan aktivizoi pas 30 minutash lojë edhe Celis. Dy minuta para fundit të pjesës së parë ishte Guindo, ai i cili shënoi dhe vendosi baraspeshën. Në pjesën e dytë ballshiotët u hodhën të gjithë në sulm dhe pas 15 minutash lojë ishte Guindo, i cili me një goditje me kokë e mposhti Moçkën për të dytën herë. Bylisi tentoi edhe golin e tretë, por u surprizua tre minuta nga fundi, kur Kreshnik Nebihu realizoi golin e barazimit. Anthony në fund shënoi, por anësori akordoi pozicion jashtë loje. 2-2 dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari (Haruni 74′),  Rrapaj, Deliaj (Vatnikaj 63′), K. Nebihu, Nika (Kreshpa 78′), Hoxhaj, Sukaj. Trajner: Luan Birçe.
BYLISI: Hidi, Ntephe, Goxha, Mehmetaj (Anthony 48′), Peposhi, Ujka (Celis 30′), Bajramaj, Hadroj, Qardaku, Ndreca, Guindo. Trajner: Vejko Dovedan
Arbitrat: Klodian Shahini, Heraj Lisaku, Mario Shazivari, Laver Alla. (Kartonë të verdhë: Pjeshka 20′, Nebihu 80′ / Celis 82′)

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono