Kush është shqiptarja që kandidon për postin e prokurores në SHBA?

14:21 | 01/11/201914:210

Shqiptarja Buta Biberaj është kandidate për prokurore në qarkun Loudon, Virginia, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është konfirmuar nga gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post”, e cila  i ka dedikuar një artikull të veçantë shqiptares së suksesshme në SHBA.

Gazeta e vlerëson shqiptaren si një prokurore të  aftë që u ka shërbyer qytetarëve. Biberaj ka më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike, ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ishte angazhuar edhe si zëvendësgjykatëse në këtë qark.

“Avokati i Commonwealth Loudoun, Jim Plowman është duke u larguar nga detyra që ka mbajtur që nga viti 2003. Në vend të tij emërohet avokatja Buta Biberaj. Zonja Biberaj, e cila është marrë me praktikimin e ligjit në Loudoun për më shumë se 25 vite dhe ka shërbyer si gjyqtare zëvendësuese në gjykatën e qarkut, e njeh mirë Virxhinian.

Axhenda e saj e fuqishme përfshin përfundimin e lirimit me kusht, sigurimin e më shumë mbështjeje për viktimat dhe kontributin që ka dhënë për shkollimin në burgje përmes partneriteteve me shkollat, zyrtarët e komunitete dhe drejtuesit e bizneseve”– shkruan gazeta.

Gjatë vitit 2014-2015, ajo u zgjodh presidente e Shoqatës së Avokatëve të qarkut Loudoun “LCBA”, ku së bashku me një grup avokatësh vendas dhe nxënës të shkollës “Douglas” përpiloi programin “Ligji rrugës” (Street Laë) që synonte këshillimin e nxënësve për të drejtat e tyre për sa i përket punësimit, si dhe për t’i njohur ata me ligjin penal dhe civil të Amerikës.

Zgjedhjet për këtë post do të zhvillohen javën e ardhshme më 5 nëntor.

Buta Biberaj ka lindur në Mal të Zi dhe është me prindër shqiptarë. Ajo u rrit në Bronx të New  York City që nga moshat 2-vjeçare deri në 20 vjeç, kohë kur u transferua në Fairfax County, Virginia. Buta u transferua nga Fairfax në Qarkun Loudoun në 1996 dhe aktualisht banon në rrethin Blue Ridge. Ajo është një nga tetë fëmijët në një familje të madhe që ka 19 nipër dhe mbesa.

Shumica e familjes Biberaj banojnë në Qarqet Loudoun dhe Fairfax. /abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono