Kurti –Mustafa-Osmani takohen për të qeverisur Kosovën

13:50 | 10/10/201913:500

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti,  kryetari iLDK-së, Isa Mustafa dhe kandidatja së kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani u takuan sot në mesditë pë koalicionin qeverisës.

Në përfundim të takimit kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur se ka pasur me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në të cilin ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.

Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.

“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, tha Osmani.

Takimi u zhvillua në një nga restorantet e Prishtinës.

Mediat kosovare raportojnë se pak para hyrjes në takim kreu i VV-së, Albin Kurti deklaroi se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono