VIDEO/ Kaos gjatë shpërndarjes së ndihmave, banorët shtyhen për batanije

schedule12:58 - 29 Nëntor, 2019

schedule 12:58 - 29 Nëntor, 2019

Gjimnazi “Leonik Thomeo”  është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Por mesa duket situata nuk është edhe aq e qetë për shkak se banorët duken të revoltuar gjatë shpërndarjes së ndihmave. Situata sa vjen e bëhet më pak e menaxhueshme për shkak se banorë të shumtë kanë nevojë urgjente për ndihma, raporton për abcnews.al gazetarja, Ajgena Korbi.

Menaxhimi i ndihmave për personat e dëmtuar nga tërmeti është kthyer në një gjendje kaosi, qytetarët nuk presin as të hapet porta që mjeti te futet në vendin e grumbullit. Nuk dihet se sa do të vazhdojë kjo situatë, por shihet qartë që ka një nevojë urgjente për menaxhimin e shpërndarjes së ndihmave, në mënyrë që të mos krijohet panik te banorët./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!