Kampingu, zgjedhja e të rinjve për pushime me kosto të ulët

19:25 | 18/08/201919:250

Prej kohësh kampet janë kthyer në një trend. Ekipi i Edicionit Veror, u zhvendos këtë të diel në Jalë, aty ku është ndërtuar një kamp i madh me 800 çadra. Pushuesit janë shprehur shumë të kënaqur me kushtet.

“Faleminderit shumë për mikpritjen që po e bëni si vend. Për mua është hera parë që kam ardhur këtu. Është shumë mirë. Një organizim shumë i mirë rinor dhe kemi pas nevojë të rinjtë me pas një gjë të tillë që të argëtoheshim”, tha Qëndrimi, një pushues nga Kosova.

Punonjësit e Jalë kamping shprehen se aty është shfrytëzuar në maksimum natyra.

“Kemi ofruar një vend i cili shërbehet për njerëzit që të vijnë këtu, të pushojnë dhe të heqin mendjen nga çdo lloj stresi, ankthi, të qetësohen dhe të kthehen në punë me bateri të mbushura. Janë pushime që mbase njerëzit në Shqipëri nuk janë të mësuar, por sidomos të huajt vijnë këtu dhe ngelen me gojë hapur”.

Çdo fundjavë aty shkojnë më shumë se 400-500 veta. Për momentin janë 800 çadra që janë të disponueshme. Jala është një vend që preferohet shumë, sidomos nga kosovarët të cilët shkojnë çdo fundjavë dhe janë shumë të ambientuar me idenë e kampingut.

Jala kamping e nis punën që në fillim të Korrikut. Por fluksi më i madh i njerëzve është nga mesi i Korrikut deri nga mesi i Gushtit. Ndërsa për sa i përket çmimit, ai është vetëm simbolik.

“Çmimi këtu është krej simbolik. Është vetëm 1000 lekë për person çdo natë, por brenda në çmim nuk është vetëm fjetja, është edhe mëngjesi edhe darka”./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono