Jonuz: Flamurtari luajti lirshëm, tani kam grup të plotë te Vllaznia

16:11 | 21/01/202016:110

Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, foli për ndeshjen e fituar me Flamurtarin dhe për shumë tema të tjera. “Ishte e rëndësishme ta nisnim me tre pikë. Pas afrimeve nuk është e lehtë, kurse Hygor erdhi para dy ditësh. Ramadani pati shqetësime gjatë lojës dhe nuk kishim Krymin. Me rëndësi është që fituam”.

“Flamurtari erdhi këtu dhe luajti lirshëm. Të gjithë e dinë situatën e tyre. Nuk kishin çfarë humbnin dhe luajtën lirshëm. Ndeshje të tilla janë të vështirë, nuk duhet nervozizëm. Pas tre muajsh fituam këtu. Pas golit të dytë u hap loja dhe luajtëm mirë. I përgëzoj djemtë”.

“Është e vështirë të luash në gjysmëfushën e tyre, pasi ishin tre lojtarë që luanin për herë të parë. Sidorenco do 10 ditë të jetë gati. Pasi të jetë gati do e rrisë konkurrencën në skuadër. Tani kemi një grup të mirë për të punuar”.

“Hristov? Ëshët e vështirë të flitet që tani, ka nevojë të përshtatet. Unë e mbështes atë. Ka vetëm tetë stërvitje me ne. Ekipi luajti mirë, Hygor ishte  stërvitur atje. Kisha folur me të. E kuptoj që nuk kritikuar për Hristov”.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono