“Idrizi ta mbështesë Flamurtarin, Skënderbeu ka një favor”

23:51 | 21/10/201923:510

Sulejman Starova, në emisionin “Pressing” në ABC News, ka kaluar në “lupë” edhe Skënderbeun. Trajneri kryeqytetas thekson se korçarët po ecin mirë deri më tani për shkak se nuk ka presion.

“Skënderbeu nuk ka presion psikologjik. Janë mund 4-0 në Shkodër, kanë fituar jashtë. Lojtarët japin maksimumin, stafi po ashtu. Marrin paratë nga bashkia dhe nuk kanë presion. Ndaj edhe janë në këtë renditje. Nuk janë të kompletuar, kanë lojtarë të mirë si Bregu e Krasniqi.

Kanë probleme në mbrojtje. Mund të kenë ambicie të kompletohen në janar. Dita luan qendërmbrojtës. Pollozhani nga drejtor sportiv shkoi të luante futboll. Jo se nuk mundet, është lojtar i zgjuar. Me gjithë respektin, vetëm Flamurtarin të veçuar. Ai presidenti bën presion, por ata s’kanë faj. Mund të marrin ndonjë pikë dhe është meritë. Janë shumë larg skuadrave të tjera”.

“Kam respekt për Idrizin, por lexova që thotë se i ka humbur durimi. Është paradoks. Duhet të mbështesë ata që janë. Ata stërviten dhe me atë grup e ka shumë të vështirë. Janë me kilometra larg skuadrave të tjera. Sukaj nuk mbron dot, mos ndoshta Ribaj e ndihmon tani. Kanë një talent si Rrapaj, që duhet përmendur. Kanë probleme në çdo repart, nuk kanë vazhdimësi. Do rriten, por nuk do ketë kohë”. /abcnews.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono