Ibrahimi: Nga 14 nëntori Kuvendi ka 30 ditë kohë për zgjedhjen e kryeprokurorit

18:19 | 12/11/201918:190

Kreu i KLP-së Gentian Ibrahimi ka deklaruar pas miratimit të metodologjisë orientuese për vlerësimin e 3 kandidatëve për prokuror të përgjithshëm ku fokusi do të jetë tek aftësitë profesionele, se Kuvendi nisur nga 14 nëntori ka 30 ditë kohë për zgjedhjen e kryeprokurorit te vendit. Ndërsa sipas Ibrahimit emërimet e 8 prokuroreve në SPAK do të bëhen me 25 nëntorë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi metodologjin për vlerësimin dhe pikëzimin e 3 kandidatëve për prokuror të përgjithshëm. Kreu i KLP Gentian Ibrahimi deklaroi pas përfundimit të mbledhjen se për 30 ditë do të kemi prokurorin e ri të përgjithshëm

Sipas Ibrahimit metodologjia orientuese për vlerësimin e Kandidatëve për Kryeprokuror ka si kriter kryesore aftësitë profesionele, ku  vlerësimi është nga 1 deri në 20 pikë. Gjatë zhvillimit të mbledhjes, 3 anatërë të KLP, Esmeralda Cami Këshi, Tartar Bazaj dhe Kosta Beluri deklaruan se gjenden në situatën e konfliktit të interesit me Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku dhe kërkuan që të mos marrin pjesë në vleërsim, por kërkesat e tyre u rrëzuan nga anëtarët e tjerë të KLP me shumicë votash. Ndërsa Ibrahimi deklaroi se ligji parashikon që përpara çdo vendimmarrje ne të deklarojmë konfliktet e interesit në rast se kemi të tilla. I pyetur nga ABC News se përse nuk u  deklaruan, nga asnjëri prej antarëve të KLP situatat e konfliktit të interesit në të cilën gjendet Besnik Cani, i cili ka qenë Këshilltar i Markut, Ibrahimi deklaroi se kjo mbetet në vlerësim të anëtarëve.

Gentian Ibrahimi u shpreh se në datën 25 nëntor  do të bëhet  emërimi i 8 prokurorëve, që tashmë e kanë kaluar vettingun në Prokurorinë e Posaçme. Të mërkurën do të përballen me anëtarët e KLP-së 3 kandiatët Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, ku do të zhvillojnë intervistat, dhe fokusi do të jetë tek aftësitë profesionale, menaxheriale dhe organizative. Gjithashtu ata do të japin sqarime në lidhje me karrieriën dhe çështjet që ata kanë hetuar. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono