PD kërkon verifikim për kryebashkiakun tjetër

11:04 | 10/09/2019

Nuk kanë ndër mend ta lënë ta gëzojë. Mark Babani është kryebashkiaku i tretë socialist që renditet në listën e zezë të Partisë Demokratike. Me një kërkesë drejtuar prokurorisë, Sekretari i Përgjithshëm demokrat kërkon verifikimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës me pretendimin se dyshohet se ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”

Asgjë nga këto nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit vënë në dukje demokratët, sipas të cilëve ai ka treguar vetëm se ka jetuar për 5 vite në Itali.

“Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, nuk i ka deklaruar në formular.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajtur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:

  1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
  2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
  3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”.

Pas dorëzimit të kërkesës në prokurori demokratët presin me padurim një verifikim dhe reagim të shpejtë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono