Higuain nuk e ka vendin e sigurt te Juventusi, kërkon rikthimin tek Napoli

20:00 | 31/07/2019

Gonzalo Higuain mund te rikthehet tek skuadra e Napolit. Mediat në Itali bëjnë me dije se bardhekaltërit janë një destinacion i pëlqyer nga lojtari.

Higuain është kthyer në një shqetësim serioz në radhët e Juventusit. Sulmuesi argjentinas këmbëngul për të qendruar në Torino edhe pse drejtuesit e kampionëve në fuqi të Italisë po punojnë për ta sistemuar diku tjetër. Higuain shpreson për të luajtur të paktën edhe një edicion me bardhezinjtë dhe është në pritje për të mësuar të ardhmen e Dybales dhe Mandzukiç të cilët janë me valixhe në duar. Largimi i tyre do të krijonte hapësira për Higuain.

Roma është skuadra që ka shfaqur më tepër interes për 31vjeçarin. Verdhekuqtë i propozojnë sulmuesit një pagë 500 mijë euro më të lartë se oferta fillestare, por sërish kanë marrë një JO të prerë nga agjenti i futbollistit argjentinas. Mediat italiane raportojnë së fundmi se Higuain po mendon për një rikthim në ish skuadrën e tij Napoli.

Një ide e orëve të fundit madje sulmuesi ka vendosur në levizje vëllain, i cili është edhe menaxheri për t’u njohur me mundësitë që ekzistojnë rreth një rikthimi tek bardhekaltërit. Raportet e bomberit argjentinas me tifozerinë e Napolit janë prishur disi pas kalimit tek Juventusi. Napoli është në kërkim të një bomberi dhe Higuain do të ishte ideali për skemat e trajnerit Karlo Ançeloti. Në ditët në vijim priten zhvillime të reja rreth të ardhmes së Higuain, i cili ka trazuar jo pak ujërat e merkatos së Juventusit. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono