“Ha dru dhe merre trajnerin e ri”, Gëzdari “thumba” Tiranës dhe Partizanit

23:30 | 12/12/201923:300

Edmond Gëzdari, trajneri me eksperiencë i shumë klubeve në vendin tonë, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Ai ka këshilluar Tiranën për derbin me Partizanin, skuadër që sipas tij, me sulmin që ka nuk del kampion.

“Tirana duhet të mendojë strategjinë. Nuk duhet t’i shkojë Partizanit, por të qëndrojë prapa. Duhet të mendojnë të mos pësojnë. Sulmuesi e Partizanin nuk janë të rrezikshëm kur je mbrapa, por kur kundërshtari zgjatet. Nëse skuadrat e presin, ata e kanë të vështirë ta fitojnë titullin. Me këta sulmues që ka Partizani, zor se del kampion”.

“Ndikimi i trajnerit? Ndeshjet fitohen edhe nga trajnerët. Sigurisht që lojtarë janë ata që dalin në fushë. Në historinë e futbollit, është se kur fiton, e bëjnë lojtarët, kur humbet e ka përgjegjësinë trajneri. Ha një dru nesër dhe hajde e merre trajnerin ti. Si mund ta lësh skuadrën pa trajner. Trajneri duhet për ndeshje të rëndësishme. Nesër edhe mund të bashkohen lojtarët e të fitojnë.

Ky nuk është shembull pozitiv. Çfarë pret Tirana? Po humbi nesër, luan për mbijetesë. Së pari zgjidhe trajnerin dhe lërë të punojë. Sërish edhe gabohet, pasi kanë dyshuar edhe teknikë të mëdhenj. E mori Mourinho dhe e ndryshoi situatën te Tottenham. Nuk është se kalon skuadrën e Liverpool, por hyn në Champions League”, tha Gëzdari në emision. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono