Gjermeni tregon se çfarë do të diskutohet në Asamblenë e PS-së

18:29 | 11/07/2019

Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë në fund të muajit Korrik. Deputetja Eglantina Gjermeni tregoi në ABC News se çfarë pritet të diskutohet në atë mbledhje.

Ajo tha se kjo gjë është praktikë pune e PS-së, ku bëhet një analizë mbi procesin zgjedhor dhe duke e krahasuar atë me zgjedhjet e tjera në mënyrë që selia rozë të përmirësohet në të ardhmen.

Mirela Milori: Në fund të muajit Korrik do të mblidhet Asambleja e PS-së, duket se nuk do të keni pushim këtë muaj. Pritet të ketë ndryshime? Do të bëhet analizë thotë zoti Rama në fjalën e 30 Qershorit. Priten ndryshime, priten riqarkullime apo si do të jetë kjo analizë?

Eglantina Gjermeni: Është praktikë pune e PS dhe e strukturave në bazë të zgjedhjeve, rezultatit që kemi marrë i kemi filluar analizat në nivel bashkie, duke marrë me përgjegjësi pjesëmarrjen në votime, duke parë me përgjegjësi votat e pavlefshme dhe duke parë në çdo njesi vendore për të parë si ishte pjesëmarrja, çfarë problematikash kishte dhe çfarë mund të përmirësojmë punën për 2021-shin. Kjo është një praktikë punë që të paktën për 10 vite që kam në politikë kështu pas çdo zgjedhjeve. Para datës së zgjedhjeve kemi mbledhje intensive kryesie, asambleje por sidomos me organizatat kudo nëpër njësitë administrative është përgjegjësi e gjithsecilit. Besoj se do të jetë një reflektim, përmbledhje e të gjithë  analizave që do bëjnë në nivel vendor, krahasimore me zgjedhjet e 2017-s, me zgjedhjet e 2015-s në nivel kombëtar, por edhe në nivel vendor duke i parë bashkitë njëra mbi tjetrën. Mendoj se do jetë një diskutim i hapur, nuk është si kryesi të jemi mbledhur akoma për të vendosur axhendën, por kjo do jetë çështja kryesore.

Për sa i përket axhendës për mbledhjen e Asamblesë, Gjermeni tha se kryesia e PS-së pritet ta vendosë javën e ardhshme./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono