FSHF zgjedh presidentin e ri për 4-vjeçarin e ardhshëm

21:03 | 06/02/2018

Futbolli shqiptar do të njohë presidentin e tij për 4 vitet e ardhshme. Pritet një duel i fortë mes Armand Dukës e Bashkim Finos në Asamblenë Zgjedhore që do të mbahet në Durrës, dhe që ndiqet me shumë vëmendje nga UEFA.

Afron dita e së vërtetës.
Federata Shqiptare e Futbollit pritet të njohë presidentin e saj të ri, në Asamblenë Zgjedhore që zhvillohet në Durrës.
Për herë të parë në histori, sfida pritet të jetë tepër e fortë mes dy kandidatëve kryesorë, Armand Duka e Bashkim Fino.

Duka është presidenti në fuqi, në detyrë që prej vitit 2002.

Biznesmeni nga Shijaku kërkon mandatin e tij të pestë dhe nëse fiton, do të jetë 20 vite në postin e lartë.

Fino është ish-kryeministër i Shqipërisë në vitin 1997, po ashtu ka shërbyer si zv. kryeministër, ministër dhe si deputet, duke qenë ende pjesë e Parlamentit.

Pas kandidimit, ai hoqi dorë nga funksionet në Partinë Socialiste, dhe premtoi se do të dorëhiqej edhe si deputet në rast se zgjidhet.

Në Asamble, sipas statutit të Federatës, marrin pjesë 66 kandidatë me të drejtë vote, që përfshijnë klube e shoqata.
Për 25 nga klubet e futbollit do të votojnë kryetarët e Bashkive apo njerëz të tyre, ndërsa për pjesën tjetër do të hedhin votën presidentët.
Konflikti më i madh mes kandidatëve ka qenë për të drejtën e votimit të shoqatave rajonale të cilat, sipas Finos, nuk kanë qenë të regjistruara në gjykatë.

UEFA ka treguar interesim të madh për zgjedhjet duke sjellë në Tiranë përfaqësuesin e saj të lartë, Grihori Surkis nga Ukraina.
Ajo ka paralajmëruar se nuk do të njohë zgjedhjet nëse politika do të ndërhyjë duke shkelur autonominë e futbollit.
Të dy kandidatët kanë deklaruar se do të jenë fitues, ndërsa pritet të shihet sesi do të zhvillohet procesi zgjedhor, dhe nëse do të ketë kontestime në gjykata sportive apo jo sportive./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono