trajneri

niko-kovac.jpg
G. P.23:20 | 07/02/2019

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, pati kritika për skuadrën e tij, pavarësisht nga kualifikimi në Kupën e Gjermanisë. Tekniku kroat mbeti i pakënaqur nga gabimet e futbollistëve.

Luajti mirë dhe dominoi një ndeshje që pritej shumë më e vështirë. Bajerni la pas disfatën e Leverkusenit në Bundesligë, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, me suksesin 3-2 në Berlin ndaj Hertës, ndonëse nuk është se kënaqi plotësisht. Sërish u desh të kaloheshin vuajtje të mëdha.

Kampionët fituan vetëm në 30 minutat shtesë, në një shpenzim të madh energjish, që nuk duhej të ndodhte me atë që dhanë në fushë. Trajneri Niko Kovaç nuk ngurroi të gjente arsyen.

“Ne duhet të mos bëjmë gabime të tilla në të ardhmen, – tha ai, – gabuam gjëra elementare. Nëse do të jemi më të vëmendshëm, nuk do të pësojmë 2 apo 3 gola, dhe do ta kemi më të lehtë për të fituar ndeshjet”.

Pa dyshim, fjalët ishin mbi të gjitha për Mats Humelsin që i fali Hertës golin e barazimit 2-2. Shoku i Humelsit në mbrojtje, Niklas Zyle, e mbrojti kolegun duke thënë se këto janë gjëra që ndodhin, veçse tek Bajerni po ngjajnë pak si shpesh.

Mitelshtat shënoi i pari për Hertën, pastaj Serg Gnabri realizoi dy herë për Bajernin, përpara sesa Zelke të barazonte. Në shtesë, Kingsli Koman, i ardhur nga stoli, shënoi golin përcaktues në 98’. Kupa është edhe më shumë objektiv për bavarezët këtë edicion, pasi Bundesliga duket në dorë të Dortmundit./abcnews.al

lionel-messi-barcelona_48fpe72bfm4m179j5rtchzp47-1280x720.jpg
ent ela19:46 | 05/02/2019

Trajneri i skuadrës së Real Madrid, Santiago Solari tha në prag te ndeshjes ndaj Barcelones se aktivizimi ose jo i Messit nuk do të ndikojë tek skuadra e tij. Reali dhe Barcelona do të luajne këtë të mërkurë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Skuadra e Real Madrid do të luajë ndeshjen e  parë të gjyasmëfinales së Kupës se Mbretit në transfertën e Barcelonës. Një përballje që duket se e ka humbur pak shkëlqimin pas largimit të Cristiano Ronaldos por gjithsesi rivaliteti është tepër i madh. Në prag të këtij dueli, trajneri i Real Madrid Santiago Solari doli në konferencën për shtyp dhe tha se skuadra e tij i ka idetë e qarta dhe është i bindur tek fitorja. Në lidhje me aktivizimin ose jo të Messit, Solari tha se kjo pak rëndësi pasi skuadra është e përgatitur për neshjen.

“Është një përballje mes dy skuadrave shumë të medha. Qëllimi jonë është të fitojmë këtë takim dhe të jemi më të qetë në ndeshjen e kthimit. Nuk mund të them nëse do të ketë surpriza në formacionin startues por shpresoj të zhvillohjet një ndeshje e bukur për tifozët dhe të fitojmë. Është bukur kur më të mirët luajnë por tek ne nuk ndikon aspak nëse Messi luan ose jo pasi ne jemi shumë të pergatitur”, tha Solari.

Në lidhje me lojtarët që mund të hedhë në fushë nga minuta e parë, trajneri i Realit nuk pranoi të publikonte emra.

“E kam shumë të vështirë të zgjedhe formacionin bazë. Vallejo është rikuperuar dhe meëduhet të lë shumë lojtarë pushim në këtë ndeshje. Mund te them me bindje se kjo është pjesa e vështirë e kësaj pune. Nuk e di nëse Bale do të startojë si titullar por ekpserienca e e tij do të na ndihmojë shumë.  Vinicius është paraqitur mjaft mirë në ndeshjet e fundit po nuk është i paprekshëm. Jemi të gjithë të përqëndruar për El Clasikon dhe nuk du të flas për  çeshtjen e Iskos”,  tha trajner i Real Madrid i pyetur rreth të ardhmes së mesfushorit spanjoll Isko. Real Madrid dhe Barcelona do të matin forcat të mërkurën në orën 21 00 ne Kamp Nou. Ndërkohë që ndeshja e kthimit do të zhvuillohet në datën 27 Shkurt./abcnews.al

Ndeshja-e-futbollit-Flamurtari-Kukesi-0-1-905x395.jpg
ent ela13:43 | 03/02/2019

Polemika të shumta pas ndeshjes në Vlorë për Superligë. Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, akuzoi gjyqtarin si shkaktarin e humbjes ndaj Kukësit.

Kristiano Ronaldo shënoi me një roveshatë vitin e kaluar, në fushën e Juventusit, një gol që do të mbetet në histori, veçse në Superligë, ndodh ndryshe.

Artim Pollozhani realizoi në mënyrë të ngjashme, po me roveshatë ndaj Kukësit, dhe rrjeta u anulua.

Rrezikshmëria ndaj kokës së mbrojtësit ishte thuajse njësoj, me diferencë vetëm prej pak centimetrash, veçse gjyqtari Olsi Sokoli nuk ngurroi ta shumëzonte me zero golin e shqiptarit të Maqedonisë.

Gjithsesi, trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, e akuzoi atë për më shumë, si shkaktar kryesor të humbjes ndaj Kukësit në javën e 20-të të Superligës.

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, u ndje i ofenduar nga pyetja e gazetarëve, që përmendën paratë që kuksianët i marrin, dhe vlonjatët jo, ndërsa u përmendën kushtet atmosferike për golin e fitores.

Fitorja ishte tepër e rëndësishme për Kukësin dhe për Cungun.

Trajneri i njohur ndodhet nën presion për shkak të kërkesës ultimative të presidentit Gjici për të fituar titullin, pas afrimeve të Janarit, Shkurtaj, Rrocaj e tani edhe Valdet Rama.

Jo vetëm kaq, por Cungu duhet të menaxhojë rastin e Rezhinaldos, një lojtari problematik nëse nuk luan në formacion.

Për momentin, pavarësisht polemikave, gjithçka po shkon mirë, ndonëse barazimi i javës së kaluar me Laçin tregoi se asnjë ndeshje në Superligë nuk ka siguri se mund të fitohet./abcnews.al

tirana-1-1280x758.jpg
ent ela12:48 | 28/01/2019

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, mendon se ekipi i tij duhet të përmirësohet, pavarësisht nga suksesi 4-1 ndaj Kamzës në Superligë. Tekniku tregoi se çfarë i tha lojtarëve në pushim të ndeshjes

Ishte fitorja e tretë radhazi, por kënaqësia lejohet me pikatore. Tirana triumfoi 4-1 ndaj Kamzës, veçse trajneri i saj, Ardian Mema, kishte çfarë të kritikonte. Ai nuk ishte shumë i kënaqur me pjesën e parë, ndërsa foli edhe për konfliktin e tij të dikurshëm me sulmuesin Ngo.

Mema: “Gjithsesi vendosëm me një kundërshtar mangut dhe morëm një penallti që e humbëm që duhet medoemos të rregullojmë mbajtjen e topit. Rrgullat vijojnë sikur kanë qenë dhe Ngo bën atë punën e vet që duhet ta bëjë. Po shënon po jem asis dhe jam shumë i kënaqur me Ngo dhe gjithashtu ne kemi kohë që jemi ngrohtë bashkë”.

Trajneri rrëfen edhe se çfarë i tha ekipit në pushim të ndeshjes.

Mema: “Trajneri ishte për të qetësuar sepse i kishte në një stres mund të themi nga rezultati, por bënë sida ndryshime taktike”.

Edon Hasani bën shaka për penalltitë e humbura në ndeshjet e fundit, nga vetë ai dhe nga Ngo.

Hasani: “Po me siguri u dashka për me humbur penallti për me fituar ekipi”.

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, e kishte shumë të qartë se përse humbi ekipi i tij.

Gjoka: “Sigurisht që na penalizoi shumë, por unë mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përqëndruar sepse këto janë gjëra që ndidhin në futboll”./abcnews.al

armando-cungu.jpg
G. P.14:28 | 12/01/2019

Kukësi po i jep përgjigjet e duhura trajnerit të tij, Armando Cungu. Tekniku shkodran analizoi miqësoren ndaj Rostovit të Rusisë, si dhe foli për mënyrën sesi po bëhen përgatitjet në Turqi.

Kush lodhet në stërvitje, e ka më lehtë në ndeshje. Besohet se ky është parimi i palëkundur i trajnerit të Kukësit, Armando Cungu, i cili provoi skuadrën në testin e dytë në Antalia, këtë herë ndaj Rostovit. Pas kryesueses së Superligës turke, përballë ekipit shqiptar u vu një formacion i fortë i Premier Ligës së Rusisë, në një ndeshje që përfundoi 1-1, dhe të cilën Cungu e analizon kështu.

“Këto kushte ku stërvitemi ne dihet se janë ekipe shumë të larta. Barazim i cili ishte i drejtë, pavarësisht se për mendimin tim ishim më dominues në posedimin e topit”, tha Cungu.

Çdo trajner e di se duhet të jetë i përgatitur për çdo të papritur gjatë sezonit, dhe Cungu nuk bën përjashtim.

“Në këtë ndeshje ndryshuam edhe me vendosjen në fushë në fakt dhe unë si trajner kam nevojë për të pas dy –tri sisteme loje gjatë kampionatit se si mund të sillemi gjatë kampionatit, por edhe brenda ndeshjes”, u shpreh ai.

Skuadrën tekniku e njeh që nga korriku, por si po I duken dy përforcimet, Shkurtaj e Rrocaj?

“Nuk ka nevojë për shumë reklamë. Loja e tyre në ekipet ku kanë qenë ka qenë shumë e pëlqyeshme. Për këtë arsye janë afruar dhe te Kukësi. Në përgjithësi jam i kënaqur për nivelin e tyre, por patjetër kanë nevojë për t’u përmirësuar kryesisht në nivelin fizik, pasi janë lojtarë që kanë kualitet dhe rritja fizike do t’i bëjë që të jenë më të lirshëm”, tha Cungu./abcnews.al

Partizani1.jpg
ent ela12:37 | 10/01/2019

Partizani e bindi trajnerin e tij, Skënder Gega, pas ndeshjes përgatitore ndaj Sivasporit në Turqi. Përballja u mbyll në barazim, dhe Gega provoi thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion
Një barazim dhe një konfirmim. Edhe pse pa përforcime, Partizani u duk lart në miqësoren e parë të luajtur në Turqi. Skuadra e trajnerit Skënder Gega barazoi 1-1 me Sivasporin, ekip I Superligës turke, duke mos treguar diferenca në lojë me kundërshtarin. Gega, edhe pse pret lojtarë të tjerë për mbrojtjen dhe sulmin, u shpreh pas takimit, i kënaqur me provën e futbollistëve të tij.
“Luajtëm pas ngarkesave të mëdha fizike, por ishim mirë, – tha ai për mediat e shkruara, – pas shënimit të golit, bëmë 10 zëvendësime për t’i dhënë mundësi të gjithëve, dhe për të parë gjendjen e tyre”.
Nuk u aktivizuan vetëm sulmuesi shkodran Rubin Hebaj, që ka probleme fizike, si dhe afrimi më i fundit, mesfushori Dilaver Duka, që ka vetëm dy ditë me ekipin.
Golin për Partizanin e shënoi Jasir Asani në minutën e 47-të, ndërsa për Sivasporin barazoi Torje, në të 67-ën me penallti. Partizani do të luajë këtë të premte, miqësoren e dytë, atë ndaj Antaliasporit po të Superligës së Turqisë, ndërsa në 14 janar luhet përgatitorja e fundit, ndaj skuadrës më të fortë të Kroacisë, Dinamos së Zagrebit./abcnews.al/

FUTBOLL-LLULLAKU-RUMANI.mpg_snapshot_00.00-1280x705.jpg
G. P.16:28 | 23/12/2018

Futbollisti shqiptar, Azdren Llullaku, po kalon një moment të mirë në Rumani, por gjithsesi, ka pasur polemika me trajnerin. Sulmuesi kërkon më shumë minuta aktivizim.

Mund të shënosh golin më të bukur të javës, por të mos kënaqesh. Azdren Llullaku ishte një njeri i zemëruar pasi shënoi rrjetën e parë në fitoren 4-1 të ekipit të tij, Astra Giurgiu, ndaj Dinamos së famshme të Bukureshtit. Mediat rumune tregojnë shkakun.

Gazeta “Prosport”: Gjest i pabesueshëm i Llullakut, pas golit ndaj “qenve të kuq”. Nuk ishte i kënaqur, dhe nisi të shante!

Sulmuesi shqiptar u kthye nga trajneri i tij, Kostel Enake, i cili nuk e ka aktivizuar shumë, ndonëse ai ka qenë shënuesi më i mirë i ligës dy vjet më parë. Pavarësisht shfrimit të tij, nuk besohet se trajneri do t’i mbajë inat, ndërsa mediat e lavdërojnë tej mase.

“Gazeta Sporturilor”: Eurogol i Llullakut ndaj Dinamos. 30-vjeçari arriti të realizonte në mënyrë madhështore në superfitoren e Astrës, në luftë për një vend në play off!

Astra Giurgiu është në vendin e 6-të në kampionat, në fund të vitit 2018, ndërsa lufton për një vend në Ligën e Europës. Sulmuesi ka shënuar deri tani 5 gola në 20 ndeshje, veçse duket se po ndjen ulje-ngritjet në karrierë vitet e fundit. Llullaku u shpall shënuesi më i mirë i Ligës së Parë të Rumanisë në sezonin 2016-2017, me 16 gola, por pastaj kaloi një periudhë të vështirë në Kazakistan dhe Itali. Tridhjetëvjeçari shpreson që të bindë trajnerin Panuçi që ta thërrasë në kombëtare, ndërsa fanelën kuqezi e ka veshur për herë të fundit në vitin 2017./abcnews.al

TIRANA-TRAJNERI-MEMA-PERFORCIMET.mpg_snapshot_01.54-1280x720.jpg
G. P.22:12 | 22/12/2018

Tirana duhet të largohet sa më parë nga zona e rrezikshme e Superligës. Trajneri Ardian Mema kërkon më shumë nga lojtarët e tij, ndërsa po mendon për të përforcuar skuadrën në janar.

Fitorja si qetësues, por nuk mjafton. Tirana ndihet më e qetë pas suksesit me Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, veçse skuadra më e shquar e futbollit shqiptar, mbetet në zonën më të rrezikshme të mundshme në Superligë. Trajneri Ardian Mema, ndoshta njeriu më i përkushtuar që mund të kishte gjetur presidenti Refik Halili, ka bërë llogaritë, sërish nuk ndihet i kënaqur, ndërsa nxit lojtarët e tij.

Ardian Mema, trajner i Tiranës: “Ndryshon goxha klimë, por futbollistët ato cilësi fizike kanë, nuk është se ndryshohen gjërat me fjalë. Megjithatë të ketë ndryshime nga ana psikologjike kampionati po bëhet shumë i fortë, sidomos në fazën e tretë dhe të katërt. Ne duhet të kalojmë tëk zona e ftohtë, sepse nuk mund të vazhdojmë në zonë të ftohtë kur ekipi luan mirë.”

E vërteta është se Tirana luan mirë. Kryeqytetasit janë një reklamë e futbollit sulmues, diçka që thuajse i mungon kampionatit, dhe vetëm Teuta e Skënderbeu kanë shënuar më shumë gola sesa ata. Gjithsesi, pasiguria mbetet e madhe dhe vetëm Kastrioti ka pësuar më shumë gola sesa bardheblutë. Përse kështu? Besohet për shkak të mungesës së përvojës së lojtarëve, por edhe të pozicionit të vështirë në renditje, pasi kur luan me frikë goditesh më lehtë. Mema beson se Tirana ka nevojë për përforcime.

“Nuk mund të thërras dot lojtarë të të njëtit nivel tek Tirana. Kam parë disa lojtarë këtë periudhë rreth 10-15 lojtarë do të ndrhyet se s’bën, të paktën në 1 ose 2 pozicione.”

Trajneri nuk e thotë, por burime në klub pohojnë për ABC News-in se objektiv urgjent është një qendërmbrojtës. Po ashtu, mund të kërkohen lojtarë me përvojë dhe karakter në mesfushë, si dhe një sulmues goli. Gjithsesi, me financat e sotme, Tirana do ta ketë të vështirë, ndaj edhe tifozët shpresojnë që të bëhet realitet premtimi i presidentit Halili, për afrim të aksionerëve. Lajmet janë për investim masiv në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhe për modernizim të kompleksit “Skënder Halili”, dhe me afrimin e aksionerëve të tjerë, Mema mund të ketë financa për të përmirësuar ekipin. Gjithsesi, trajneri ka vënë re, që tani, një ndryshim pozitiv.

“Në pjesën e parë ne thjesht kemi pasur raste, por nuk kemi qenë se kemi luajtur neve, gjithmonë ka luajtur lojtari më mirë se ne. Në pjesën e dytë, në momentin që hyn lojtari në fushë, pashë një karakter sportiv që i ka munguar Tiranë sprej vitesh.”

Tirana ndodhet në vendin e katërt nga fundi në Superligë, me 17 pikë në 18 ndeshje, pranë zonës që të zbret në Kategorinë e Parë./abcnews.al

mourinho.jpg
G. P.17:18 | 18/12/2018

Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester United. Portugezi u largua duke mos fituar dot asnjë trofe të madh, për herë të parë në karrierën e tij.

Ky është rrugëtimi i tij i fundit. Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester United, në një nga lajmet më të pritshëm, por njëkohësisht edhe më të rëndësishmit në futbollin botëror. Klubi më i shquar i Anglisë njoftoi zyrtarisht se ka ndërprerë marrëdhëniet me portugezin, pas dy vjetësh e gjysmë. Mediat raportuan menjëherë se palët arritën një marrëvëeshje, sipas së cilës United do t’i paguajë Mourinhos 22.5 milionë paund stërlina dëmshpërblim për prishje të kontratës, baraz me 25 milionë euro.

Tekniku 55-vjeçar kishte kohë që ishte në fije të perit, dhe goditja e fundit erdhi pas humbjes 1-3 të pësuar në “Anfild” ndaj Liverpool-it, në Premier Ligën angleze, disfatë që e la skuadrën e tij plo11 pikë larg zonës Champions, që është objektivi minimal i sezonit. Gjithsesi, ajo që ndodhi në “Anfield” ishte thjesht pika e fundit që derdhi gotën, pasi pozicioni i Mourinhos ishte përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Konflikti me yllin francez, Paul Pogba, erdhi duke u përkeqësuar duke prishur harmoninë në skuadër.
Po ashtu, përplasja me shefin ekzekutiv, Ed Uduord, ishte bërë publike, bashkë me refuzimin e klubit për të marrë lojtarët që deshi trajneri, dhe me kritikat e këtij të fundit ndaj drejtuesve.

Paul Pogba reagoi menjëherë pas lajmit, me një postim në rrjetet sociale, ku kishte një pozë kuptimplotë. Çfarë ndodhi me një trajner kaq të shquar, që erdhi me bujë në “Old Traford” më vetën e vitit 2016, me plane dhe synime të mëdha. Krejt e natyrshme për një njeri që kishte fituar 22 trofe në 14 vjet karrierë në stol. Mourinho vazhdoi të fitonte edhe me Manchester United, pasi mori Ligën e Europës, Kupën e Ligës angleze dhe Superkupën angleze. Gjithsesi, ai nuk mundi t’i afrohej titullit në Angli dhe Championsit, trofetë e mëdhenj që ishin normalë për paraardhësin e tij legjendar, Sër Aleks Ferguson./abcnews.al

gega.jpg
G. P.22:55 | 30/11/2018

Partizani mposhti Tiranën me shifrat 2-1 dhe optimizmi është i madh tek të kuqtë. Trajneri Gega shpjegoi vendimin për Alban Hoxhën.

Skuadra e Partizanit fitoi me përmbysje derbin ndaj Tiranës duke treguar dhe një herë se janë një kockë e fortë për bardheblutë. Lumturia është e madhe te skuadra e Partizanit, përfshi këtu edhe presidentin Gazmend Demi. Pas ndeshjes ai tha që skuadra ka shpirt gare dhe reagoi mirë pas golit të parë.

“Mendoj që karakterin Partizani gjithmonë e ka dhe këtë ehrë e tregoi karakterin e vet”, tha ai.

Prononcim për mediat dha edhe drejtori i përgjithshëm, OlsI Rama. Ai tha se Partizani po ndërton bazën e së ardhmes.

“Kjo tregoi atë që kemi djem që po krijojnë një grup të mrekullueshëm që kanë karakter, që japin çdo gjë në fushën e lojës dhe arrijnë e kthejnë një ndeshje specifike siç është derbi. Mendoj se e merituam plotësisht fitoren. Kemi një organikë që ka potencial që akoma nuk e ka treguar. Nuk gjykoj episodet e lojës, ia fal arbitrit penalltinë pa asnjë problem sepse gjykoj që janë elemente të lojës që edhe gabojmë pavarësisht se ishte shumë e qartë dhe evidente që nga tribuna jonë se çfarë ishte”, tha Rama.

Trajneri i partizanit Skënder Gega përgëzon Tiranën për lojën, por nuk e fshehu lumturinë për derbin e parë të fituar prej tij si trajner.

Derbi ka qenë gjithmonë derbi. Tre pikëshi është trepikësh, mënyra sesi erdhi e shijova qe plot emocione. Edhe për meritë të ekipit të Tiranës, besoj se pati një performancë dhe e përgëzoj. Besoj që treguam karakterin dhe në fund e arritëm. Hebaj asnjëherë nuk e kam hequr besimin te ai. Është pjesë e projektit dhe asnjëherë nuk e kam hequr as besimin. Çdo ditë po rritet. Ka ditë që reflekton më mirë. Sot qe një ditë që desh zoti dhe jam i lumtur që e kurorëzoi me dy gola. Në konferencë e theksova do kisha dëshirë që Hoxha të ishte 100% dhe ditën që është kthyer në seancë stërvitore e kisha në dilemë. Duke u konsultur me fizioterapistin dhe trajnerin e portjerëve”, tha Gega.

Në fund heroi i takimit, Rubin Hebaj, tregon emocionet e dy golëshit dhe hedh dritë mbi raportet e tij me trajnerin Gega.

“Nuk e prisja që të hyja. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja palët. Goli bëri që trajneri të ndryshonte taktikë. U futa në lojë, shfrytëzova dy rastet që m’u dhanë dhe jam shumë i gëzuar. Shpresoj që të jem ai bomberi i Partizanit dhe të shënoj shumë gola. Nuk kam asnjë problem me trajnerin. Ai ka zgjedhjet e veta dhe nuk më takon mua ta gjykoj në këtë pjesë, por përderisa të më jepet rasti do mundohem të jap maksimumin”, u shpreh protagonisti i derbit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono