bayern munchen

Tolisso1-1280x720.jpg
Vladimir Prenga08:54 | 12/02/2020

Lëvizje në Gjermani. Bild raporton se klubi i Bayern Munchen po planifikon të bëjë afrime, por më parë duhet të shesë. Në listën e lojtarëve që në verë di të largohen është mesfushori Corentin Tolisso. Francezi, i marrë nga Lyon, pritet të sjellë miliona që do të investohen më pas në merkato.

Lajmi tjetër lidhet me sulmuesin Timo Werner. Goleadori i RB Leipzig në verë pritet të ndryshojë skuadër dhe i interesuar për shërbimet e tij është Liverpool. Jurgen Klopp e do në skuadrën e tij sulmuesin gjerman, i cili mund të largohet nga klubi gjerman.

Klauzola që të dalë lojtar i lirë kap shifrën e 60 milion eurove. Për shërbimet e tij interesohen edhe klube të tjera të Premier League, me Chelsea që ka qenë më i lakuari më parë. Tashmë Liverpool e ka marrë seriozisht dhe në verë Werner mund të jetë pjesë e tyre. /abcnews.al

Bayern.png
Igli Nikolli14:57 | 10/02/2020

Dëmtimi i Leroy Sane në gushtin e kaluar prishi planet e Bayern Munchen. Gjiganti gjerman ishte pranë akordit me Manchester City, por 24-vjeçari u dëmtua dhe nuk është kthyer akoma në fushat e blerta.

Në Mynih e dinë mirë që vetëm Sane nuk mjafton dhe kanë nisur sulmin për një tjetër lojtar. The Sun citon se Bayern shpreson të sigurojë shërbimet e Roberto Firminho. 90 milion euro janë gati për Liverpool, por problemi i madh quhet… Jurgen Klopp.

LEXO EDHE: Klopp i dashuruar me Firminhon: Unik dhe inteligjent, nuk ka të dytë si ai

Trajneri gjerman i kampionëve të Europës ka një lidhje shumë të fortë më sulmuesin brazilian dhe vështirë të heqë dorë nga 28-vjeçari. /abcnews.al

Neuer.jpg
Igli Nikolli09:34 | 10/02/2020

E ardhmja e Manuel Neuer me Bayern Munchen është në dyshim. Kontrata e kapiteni përfundon në verën e vitit 2021, por shqetësim të madh ka krijuar Alexander Nubel. 23-vjeçari vjen nga Schalke në fund të sezonit dhe në kontratën e tij është futur klauzola e luajtjes në disa ndeshje.

Kjo gjë vë në dyshim postin e titullarit të Neuer, i cili mund të nisë një aventurë të re pas 9 viteve në Mynih. 33-vjeçari flet rreth situatës së tij për Kicker, aty ku zbulon se aktualisht nuk po diskutohet në lidhje me rinovimin e kontratës.

Qëllimi im është të vazhdoj të luaj me Bayern Munchen. E di që në verë Nubel do bashkohet me ne, por kontrata ime përfundon në vitin 2021. Do të kem kohë të mjaftueshme për të biseduar me drejtuesit e klubit. Për momentin nuk po negociojmë rinovimin e kontratës. Jemi të gjithë të përqendruar te fitimi i ndeshjeve dhe realizimi i objektivave. Së pari vjen skuadra, pastaj situatat personale“, përfundon Manuel Neuer. /abcnews.al

Coutinho.jpg
Igli Nikolli13:43 | 09/02/2020

Vitet më të bukura të karrierës i kaloi në Premier League dhe karriera pritet të vazhdojë në ishull. Flasim për Philippe Coutinho, kartonin e të cilit e zotëron Barcelona. Fantazisti brazilian është i huazuar te Bayern Munchen dhe gjermanët kanë të drejtën e blerjes për 120 milion euro.

Klubi bavarez nuk është bindur ende nëse duhet të paguajë kartonin e 27-vjeçarit, ndërsa në Angli janë të çmendur pas tij. Plot pesë klube janë gati të paraqesin ofertat e tyre te Barcelona: Manchester United, Manchester City, Chelsea, Tottenham dhe… Liverpool.

Coutinho zhvilloi sezone fantastike me “The Reds” përpara se të transferohej te Barcelona në janarin e vitit 2018. Barcelona kërkon të paktën 90 milion euro për ta lënë të lirë brazilianin ofensiv, por fjala e fundit i takon Bayernit. /abcnews.al

kraaft-karroca.jpg
Vladimir Prenga11:59 | 08/02/2020

Bayern Munchen i ka hedhur sytë në Holandë, aty ku ka piketuar lojtarin e kombëtares amerikane, Sergino Dest. Mbrojtësi i djathtë është pjesë e skuadrës së Ajax dhe këtë sezon po luan rregullisht me holandezët.

Bëhet e ditur që bavarezët e kanë tentuar 19-vjeçarin që në muajin janar, por Ajax e ka refuzuar ofertën. Gjithsesi holandezët janë të gatshëm të bisedojnë sërish në verë dhe pritet që të ketë sërish tratativa.

Në “Fox Sport”,  Hans Kraay Jr, ish-futbollit dhe trajner, është shprehur se do t’ua çonte Dest bavarezëve direkt. Madje ai ka lëshuar edhe një batutë, duke u shprehur se do e dërgonte në Mynih në këmbë.

“E sjell në Munih duke e shtyrë me karrocë”,  është shprehur mes të tjerash ish-mbrojtësi, Kraay Jr gjatë emisionit. Sigurisht nuk do t;i duhet ta bëjë diçka të tillë. Në verë klubet do bisedojnë sërish dhe mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje. /abcnews.al

ronaldo1.jpg
Igli Nikolli18:59 | 07/02/2020

Zërat e merkatos nuk shuhen kurrë, edhe pse seksioni i janarit u mbyll. Në verë zhvillohet Europiani dhe shumë lëvizje pritet të ndodhin. Në dyshim është e ardhmja e Leo Messit me Barcelonën, teksa këto zëra përfshijnë edhe Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe 35-vjeçari e ka nisur shumë fort këtë vit. Bayern Munchen përflitet si një ndër klubet e interesuara për portugezin, por presidenti i bavarezëve mohon gjithçka.

Është e natyrshme që në këtë moment të dalin shumë emra në shtyp, por Ronaldo është shumë i vjetër për të ardhur te Bayerni“, deklaron për TZ, Herbert Hainer, presidenti i kampionëve të Gjermanisë. /abcnews.al

 

Herbert Hainer
Lewandowski-e1579616360540.png
Veronik Istrefaj22:54 | 05/02/2020

Sfida mes Bayern Munchen dhe Hoffenhaim, e vlefshme për DFB Pokal, ishte spektakolare, ku u shënuan plot 7 gola. Ndeshja nisi me dy autogola. Fillimisht, ishte Boateng ai që shënoi në portën e tij, ndërsa mbrojtësi Hubner “ndëshkoi” Hoffenhaimin.

Thomas Muller përmbysi gjithçka në të 20-ën, ndërsa Lewandowski në minutën e 36-të çoi shifrat në 3-1 në favor të Bayern. Lewandowski do të shënonte sërish në minutën e 80-të, për të çuar rezultatin në 4-1, ndërsa Dabbur shënoi dy gola në minutat e fundit për Hoffenhaim, për të vendosur rezultatin final në 4-3./abcnews.al

DFB Pokal

Bayern Munchen – Hoffenhaim  4-3
Hubner (ag) 13′, Muller 20′, Lewandowski 36′ 80′ / Boateng (ag) 7′, Dabbur 82′ 90+2′

Bayern-Hoff.jpg
Igli Nikolli20:58 | 05/02/2020

Dy gola të shpejtë në “Allianz Arena”. Bayern Munchen po përballet me Hoffenheim për një vend në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë dhe e pa shumë shpejt veten në disavantazh. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e tetë me anë të Ihlas Bebou.

Gjuajtja e sulmuesit nga Togo u devijua nga Boateng dhe përfundoi në rrjetë. Vendasit kishin shënuar tre minuta më parë me anë të Lewandovskit, por goli u anulua për pozicion të parregullt të lojtarit polak. Gjithsesi, bavarezët reaguan menjëherë duke barazuar shifrat.

Davies veproi bukur nga krahu i majtë dhe dërgoi një top drejt zonës, aty ku Hubner devijoi topin në portën e tij. Dueli me Thomas Muller pati ndikimin e vet dhe sfida u barazua. /abcnews.al

Perisic.jpg
Igli Nikolli15:33 | 04/02/2020

Lajm i keq për Bayern Munchen përpara sfidës së titullit kundër Leipzig. Kryesuesit presin të dielën në “Allianz Arena” ekipin e vendit të dytë dhe diferenca mes dy ekipeve është vetëm një pikë.

Ivan Perisic ka qenë i pafat në stërvitjen e fundit dhe do të qëndrojë disa kohë pushim. Lojtari kroat u përplas me Odriozolën gjatë seancës stërvitore dhe pësoi një frakturë në kavilje.

Ky dëmtim do e mbajë një muaj jashtë fushave të blerta 31-vjeçarin ofensiv. Perisic u huazua në verë nga Interi te Bayern Munchen dhe deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar katër gola në kampionat dhe një në Champions League. /abcnews.al

Bayern-1.jpg
Igli Nikolli14:35 | 04/02/2020

Bayern Munchen e ka nisur shumë mirë vitin 2020. Bavarezët kanë fituar tre ndeshjet e zhvilluara në kampionat dhe tani kryesojnë me një pikë më shumë se Leipzig dhe tre sipër Borussia Dortmund. Ekipi i Hans-Dieter Flick ka zhvilluar një futboll të bukur dhe ka shënuar 12 gola në tre përballjet e fundit, teksa ka pësuar vetëm një të tillë.

Rreth ecurisë, punës së trajnerit dhe objektivit Leroy Sane ka folur Herbert Hainer. Presidenti i kampionëve të Gjermanisë thur elozhe në prononcimin e dhënë për Kicker dhe tregon dyshimin e vetëm që ekziston për Sane të Manchester City.

Ne kërkojmë që skuadra të luajë bukur dhe të fitojë. Nëse Flick vijon me këtë ecuri do e konfirmojmë në rolin e trajnerit. Ai po bën një punë të mirë, nuk e them këtë vetëm prej faktit që kemi fituar tre ndeshjet e këtij viti në kampionat, por edhe nga mënyra se si kemi fituar. Rrallë herë kam parë një Bayern kaq bindës.

Sane? Leroy është një futbollist i madh, e pranoj që jemi të interesuar për të, por kërkojmë garanci. Po presim të kuptojmë se si do të rikthehet pas dëmtimit të pësuar“, deklaron kreu i klubit bavarez. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono