Flet Noel Dishi: Pse e vrava Vilson Tafçiun

12:03 | 25/01/202012:030

Vrasja në “Astir”, këtë të shtunë del para gjykatës autori i dyshuar për vrasjen e 28 vjeçarit Vilson Tafçiut, (Noka) me 20 janar, i cili ka zbuluar detaje te reja nga ngjarja.

Dishi është vetëdorëzuar tre ditë pas ngjarjes  në bashkëpunim me familjarët e autorit të dyshuar. Ngjarja e rëndë ka pas një konflikti të çastit ka vrarë Vilson Tafçiun i cili ndodhej në ambientet e një lokali ne Astir.

Gazetarja Glidona Daci ben me dije per abcnews.al se ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin Noel Dishi për vrasjen e Vilson Tafçiun, i cili në dëshminë e tij ka ka zbuluar një ngjarje rrëmbimi që kishte ndodhur dy vite më parë dhe ka treguar arsyet se pse e ka krye vrasjen.

“Pas telefonatës së mikut të tij ai ka ardhur në Astir ku është takuar me mikun e tij ku pas debatit prej 40 sekondash Vilsoni i ka thënë se do ja bëjë më keq se c’ja ka bërë ndërsa kur ka kaluar në anën tjetër të trotuarit është kthyer dhe e ka qëlluar me tre plumba. Avokatët e tij thonë se është i tronditur pasi nuk ka dashur që ta vrasë,  por për shkak të debatit ka ndodhur e gjithë ngjarja. Përballë grupit hetimor ai është shprehur i penduar. Avokatët pretendojnë se Noel Dishi është në gjendje të rëndës psikologjike dhe ka kërkuar mbështetjen e familjarëve të cilët nuk janë paraqitur në gjykatë. Ndërkohë familjatët sipas avokates kanë shprehur dëshirën për të qenë pranë djalit të tyre, por për shkak të sigurisë nuk janë lejuar të marrin pjese dhe masën e sigurisë për djalin e tyre do ta ndjekin nga larg”, tha gazetarja Glidona Daci.

Në dëshminë  tij Dishi ka theksuar se pas dhënies së dëshmisë në prokurorine e Durresit, është telefonuar nga Vilson Noka Tafçiu dhe e lane te takoheshin në Astir.

“Debatuam dhe Vilsoni më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se çfarë bëra”, ka thene Dishi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono