Duka: Pjesëmarrja në zgjedhjet e Qershorit vetëm sa zvarrit krizën

15:04 | 30/03/2019

Në një intervistë për ABC News i pyetur lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka edhe pse shprehet kundër bojkotit elektoral në parim, pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit e sheh si zvarritje të mëtejshme të krizës politike.

Kandidaturën e tij për kryetar Bashkie në Durrës, aleati i demokratëve në krye të Partisë Agrare Ambientaliste e sheh të mundshëm vetëm në një rast.

“Nëse opozita e bashkuar në kushte normale dhe jo në këtë kushte vendos, atëherë unë mund të kandidoj dhe sakrifikoj. Them sakrifikoj sepse në Durrës është zonë e vështirë ku ka pasur gjithë ato problematika të cilat keni dëgjuar. Mendoj se akoma nuk është çliruar nga ato problematika që ka pasur”.

Kushte normale, të cilat nuk i sheh të mundshme në zgjedhjet e ardhshme.

Une s’kam qenë asnjëherë për bojkot zgjedhjesh, por në kushtet aktuale ku jemi, në këtë lloj krize politike, kushtetuese dhe ekonomike nuk e shoh të arsyeshme që PAA që unë përfaqësoj të mund të shkojë në zgjedhjet lokale të përcaktuara me datën 30 Qersshon për arsye se bëjmë gjë tjetër veçse zvarrisim krizën dhe nuk zgjidhim asgjë”.

Kërkesat e Dukës janë ato të opozitës së bashkuar…

“Që do të thotë nëse opozita dhe mazhoranca do të bien dakord për kushtet që ka vënë. Pra të hyjnë në zgjedhje pa Ramën kryeministër, me qeveri tranzitore që përgatit infrastrukturën e zgjedhjeve”.

Për këtë të fundit kërkon edhe një zgjidhje afatgjatë, në ndërtimin e së cilës duket se orientohet edhe vullneti i opozitës së bashkuar sipas tij.

“Unë dhe shumë të tjerë të politikës kemi ngulur këmbë që sistemi aktual deformon votën e qytetarëve dhe kërkojmë sistem tjetër ku të ketë elementë mazhoritar. Mund të jetë sistem me lista të hapura dhe korrektim kombëtar apo qoftë kombinim i sistemit mazhoritar me proporcional. Faktikisht me Bashën kemi patur komunikime të vazhdueshme dhe jemi në konsultime që të dalim publikisht me një version tonin për një sistem të tillë. Mendoj se nga opozita ka vullnet pozitiv”.

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor me votat e opozitës së re parlamentare Agron Duka  nuk e sheh si një zgjidhje të qëndrueshme. Kjo për shkak të mungesës së legjitimitetit në përfaqësim të deputetëve të rinj që në gjuhën që njeh më mirë, atë bujqësore, i etiketon si OMGJ – organizma të modifikuar gjenetikisht./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono