Dështojnë 13 operacione për kapjen e Kajmakut. SHÇBA po heton zinxhirin komandues të policisë për dekonspirim

13:34 | 17/11/201913:340

Agim Kajmaku, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vijon t’i sfidojë forcat e rendit, duke qëndruar në arrati.

Nga data 11 nëntor ku, edhe u zyrtarizua shpallja në kërkim me vendim gjykate, Kajmaku i ka shpëtuar më shumë se 13 aksioneve policiore për kapjen e tij.

Kontrolle të forcave të policisë janë kryer, në Fushë –Prezë dhe rrethinat e Prezës por pa rezultat. Uniformat blu pretendojnë se kanë  bërë përpjekjet maksimale për të prangosur Kajmakun sikur të ishte banditi më i kërkuar i momentit. Dhe jo një ish kryetar bashkie deri pak ditë më parë i mbështetur gjerësisht nga Edi Rama dhe Taulant Balla.

Dyshimet janë se, kushti i vetëm që, Kajmaku të dorëzohët vullnetarisht dhe të vihet para drejtësisë është nëse, atij i sigurohet që hetimet do të ndiqen në gjendje të lirë.

Për këtë arsye, edhe avokati i ish-kreut të bashkisë së Vorës, ka apeluar vendim e gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një masë më të lehtë për klientin e tij.

Paradoks në këtë histori është fakti që Kajmaku i shpëtoi arrestimit të Forcave Operacionale Speciale, ndërsa në fshtësi të plotë  arrin para noterit të lëshojë prokurën e tij për të bërë apelimin e vendit, “arrest me burg” të dhënë nga shkalla e parë.

Edhe më herët prokuroria dhe policia kanë negociuar për të bërë të mundur dorëzimin vullnetar të Kajmakut, i cili u zgjodh në 30 qershor nga radhët e mazhorancës për të drejtuar bashkinë e Vorës. Ai cilësohet si kryebashkiaku më jetëshkurtër që ka mbajtur atë post, pas denoncimeve publike që bëri Partia Demokratike. Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçari nuk kishte raportuar në formularët e dekriminalizimit se ishte në një proces gjyqësor në Greqi.

Prokuroria pohon se Kajmaku është nën hetim edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës duke qenë se, ka shkarkuar dy nënkryetarë te bashkisë pikërisht ditën kur komisioni qëndror i zgjedhjeve i ndërpreu mandatin si edhe ka shpërdoruar detyrën. Ende mbetet mister se kush e nga instancat shtetërore vuri në dijeni 48-vjeçarin që t’i shpëtonte drejtëisë, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga gjykata e Tiranës. Për këtë arsye, po verifikohen nga Sh.Ç.B.A., oficerët e policisë gjyqësore si edhe zinxhiri komandues i policisë Tiranës nëse ka pasur rrjedhje të informacionit për rastin Kajmaku./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono