Deputeti i PS-së: Pse po kërkojmë shkarkimin e Presidentit Meta (Video)

20:38 | 12/06/2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, deklaroi këtë të mërkurë se shkarkimi i Presidentit nuk është qëllim në vetvete i mazhorancës. Gjatë emisionit “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi ai theksoi se PS po reagon pas vendimit të Metës për çdekretimin e zgjedhjeve, të cilën selia rozë e konsideron antikushtetues dhe në shkelje të rëndë me Kushtetutën.

“Qëllimi nuk është shkarkimi në vetvete i Presidentit Ilir Meta, ne nuk është se duam të shkarkojmë Presidentin e Republikës. Ne po reagojmë ndaj një vendimi që e gjykojmë antikushtetues dhe shkelje të rëndë të Kushtetutës nga ana e Presidentit dhe po nisim procedurat e shkarkimit që nisin nesër që vijon me një mocion me debat, të cilat pastaj do të përshkallëzohen me të gjitha hapat që ndiqen. Në fund fare fjalën për këtë e thotë Gjykata Kushtetuese në momentin kur ajo do të jetë funksionale.

Hapat ndërmerren sepse ne mendojmë që Presidenti i Republikës ka bërë një shkelje të rëndë kushtetuese dhe për të cilën ne duhet të reagojmë. Reagimi jonë njeh shkarkimin e tij, por nuk është se patjetër duam të shkarkojmë presidentin e republikës. Në rast se qëndrimi jonë do të mbështetet nga mazhoranca në parlament, dhe pastaj gjykata Kushtetuese veprimin tonë do ta quajë të drejtë, do procedohet me shkarkimin e tij. Kjo është rrugë. Nga ne varet që të reagojmë dhe të nisim këtë procedurë. Pastaj duhet të jenë të gjithë aktorët në përputhje me këtë gjë”, tha Pëllumbi.

Gjykata Kushtetuese , e cila do të marrë vendimin përfundimtar për shkarkimin po ose jo për Presidentin Meta, sipas Pëllumbit do të jetë funksionale në fund të Korrikut.

“Ne presim që Gjykata Kushtetuese në fund të Korriku të jetë funksionale. Procedurat kanë filluar për emërimin e anëtarëve të saj kështu që është çështje muajsh”, tha deputeti./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono